Shqipëria është në buzë të greminës
John Withers
“Shqipëria është në buzë të greminës kleptokracia po predominon vendin
Nuk mbështes ndonjë forcë politike, por një koalicion për demokraci
SOKOL BALLA
Mund tju drejtohem në emër si John, por në fakt, ata të cilët janë duke ndjekur këtë intervistë ju njohin si ambasadori Withers nga aktiviteti juaj trevjeçar në Shqipëri, aktivitet i cili, në fakt, vijon të diskutohet edhe sot mes shqiptarëve. Në fakt, siç e thashë në fillim të programit, se ju keni heshtur për gati dy vjet, mbase nuk është korrekt pasi ju keni folur për një revistë shqiptare dhe për Zërin e Amerikës. Gjithashtu keni dërguar edhe një deklaratë gjatë kohës së publikimit të kabllogrameve të Wikileaks. Shumë shqiptarë mund të pyesin. Përse i thatë po ftesës sime për ta zhvilluar këtë intervistë, me premtimin për ti thënë gjërat troç?
Arsyeja përse pranova lidhet me faktin se, pavarësisht se po bëhen gati dy vjet që jam larguar nga Shqipëria, unë ndjehem thellësisht i lidhur me vendin dhe njerëzit. E kam shumë për zemër. Kujdesem për atë që ndodh atje. Ne jemi miq për një kohë të gjatë. Kam qenë i nderuar, njëkohësisht jam i privilegjuar të bisedojmë përsëri, pasi gjithmonë i kam pëlqyer intervistat që kemi zhvilluar së bashku, pasi janë provokative dhe me pyetje të formuluara mjeshtërisht. Pavarësisht se kanë kaluar dy vjet, për mua, shqiptarët janë njerëz me të vërtetë të veçantë. Nuk flas këtu vetëm për elitat, por për njerëzit e thjeshtë, të cilët më kanë trajtuar mua me shumë respekt. Kjo mundësi të flas me ju, përsëri është një nder për mua, por tani unë flas në një kapacitet tjetër, pasi siç ju thashë, tashmë unë do ti them gjërat troç, pasi tani mund ta bëj një gjë të tillë. Një diplomat duhet të flasë një gjuhë të veçantë, atë diplomatike. Mesazhi përçohet tek ata të cilët e njohin gjuhën diplomatike, pasi është një traditë e gjatë që përfshin trajnime dhe të kuptuarit e asaj që kam dashur të them. Ndërsa tani si një qytetar i thjeshtë, i cili nuk flet në emër të Qeverisë Amerikane, Departamentit Amerikan të Shtetit apo Ambasadës, por si një amerikan dhe siç e dini për një amerikan ka shumë rëndësi liria e të shprehurit. Unë do të jem shumë i hapur me pikëpamjet e mia se çfarë po ndodh në vendin tuaj të mrekullueshëm.
Kur u larguat nga Shqipëria ishit i shqetësuar për nivelin e demokracisë në vend, balancimin e pushteteve, korrupsionin në sistemin e drejtësisë dhe në fakt, raportet ndërkombëtare kanë treguar atë që ne jemi duke shkuar keq në çështje që lidhen me korrupsionin, pavarësisë e gjyqësorit, lirinë e të shprehurit gjithashtu në nivelin e demokracisë. Kjo ju jep të drejtë juve, por a jeni i kënaqur me këtë?
Jo, nuk besoj që asnjëri, i cili e njeh Shqipërinë dhe kujdeset për të, do të gëzohej nga zhvillimet më të fundit. Atë kohë shpreha shqetësimet e mia. Tani si një observues në distancë, pasi nuk mund të jem një observues i afërt siç e bëja në të shkuarën, duke parë atë që është duke ndodhur tani, situata është përkeqësuar. Unë mendoj se frika (dhe do ta përdor këtë fjalë, frikë), që unë kisha për atë që do të ndodhte me institucionet e pavarura demokratike, ndodhi. Presioni mbi to ishte i dukshëm. Tani, me zhvillimet e fundit, përfshi këtu edhe zgjedhjen e Presidentit nga vota njëpartiake, duke zgjedhur një person të cilin unë e respektoj shumë si individ, pasi e njoh nga koha kur ishte ministër i Brendshëm. Ai është një burrë kurajoz. Situata me shëndetin ku ai u gjend, e kaloi me një durim të madh dhe trimëri, gjë të cilën mbase shumë njerëz nuk do ta kishin demonstruar. Të tilla karakteristika dolën gjatë situatës ku ai ndodhej. Por nuk po merrem këtu me individin Bujar Nishani si njeri, por me rolin e zotit Nishani. Ai është edhe siç premtoi Kryeministri, një besnik i Partisë Demokratike. Nuk është aspak gabim të jesh besnik i Partisë Demokratike, por në klimën dhe rrethanat që kalon Shqipëria sot, a do të demonstrojë zoti Nishani se është një njeri i pavarur në ato raste kur do ti duhet të ngrihet kundër vullnetit të Kryeministrit? Jam shumë skeptik se ai do ta bëjë një gjë të tillë. Jam skeptik, pasi nëse shikoni shumë politikanë shqiptarë, besnikëria është diçka për të cilën… kur Kryeministri flet për diçka, ata veçse e ndjekin nga pas. E kam të lehtë ta drejtoj gishtin te shumë prej tyre, që futen në këtë kategori. Ndjesia ime është se në një demokraci merr parësi ndëshkimi, ai politik dhe moral. Nëse ju nuk keni pikëpamjet personale dhe vullnetin për ti mbrojtur këto pikëpamje, thjeshtësisht ktheheni në atë që ne e quajmë Yes Man, njeriu lepe-peqe për gjithçka.
Pra po thoni se zoti Nishani nuk mund të ngrihet dhe të ketë qëndrimin e tij për çështje të caktuara, duke u kthyer kështu në një Yes Man?
Nuk mundem të parashikoj se çdo të ndodhë në të ardhmen, por ai duhet ta provojë gabim skepticizmin tim, rreth rolit të tij në lidhje me marrëdhëniet me Kryeministrin. Tani, ai ka një rol të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare. Ja ku jemi tani, kemi Kryeministrin dhe kishim Presidentin Topi, i cili kërkonte të vendoste drejtues të mirë në sistemin e gjykatave. Tani lind pyetja: Cilët do të jenë njerëzit që do të emërohen nga Presidenti Nishani dhe a do të munden ata të qëndrojnë të pathyeshëm nga tekat e PD-së? Sepse kështu Bujar Nishani ka krijuar deri tani karrierën e reputacionin e tij, sikurse edhe të tjerët si Lulzim Basha e të tjerë e të tjerë. Tani nëse keni, një gjykatë të kompozuar nga gjykatës, të cilët do të anojnë nga njëra parti politike, si mund të keni një sistem drejtësie që flet dhe u shërben të gjithëve? Ne e dimë rrezikun e politizimit të gjykatave.
Në çfarë drejtimi na çon një zhvillim i tillë? Drejt çfarë rreziku?
Për momentin, kemi situata interesante po aq edhe ironike në rrethana të caktuara. Partitë po tentojnë të heqin imunitetet e zyrtarëve të lartë në Shqipëri. Unë jam një mbështetës i fuqishëm i kësaj gjëje, për të cilën u përpoqa kur isha ambasador. Arsyeja për këtë është se me pasjen e imunitetit mund të ndodhin shumë gjëra, pasi një person mund të kryejë diçka, ta fshehë dhe të mos jetë përgjegjës. Prandaj imunitetet duhet të hiqen dhe nuk ka asnjë pikëpyetje për këtë. Pavarësisht kësaj, vjen ajo që do ta përshkruaj si një rrezik. Në mënyrë që heqja e imuniteteve të jetë në përputhje me shtetin ligjor, duhet të keni gjykata, të cilat janë të pavarura nga ndërhyrjet politike. Ju patjetër duhet të keni gjykata që flasin vetëm në emër të ligjit dhe jo për cilindo që është një aktor i fortë politik. Në të kundërtën, gjykatat kthehen në një armë në duart e një partie politike, duke realizuar dëshirat e asaj force politike. Kam lexuar sot një citim të bërë disa ditë më parë nga Kryeministri Berisha. Ai sulmonte Partinë Socialiste, për mosvotimin më datë 6 gusht. Dhe çfarë ai deklaronte. Thoshte që të gjithë deputetët e opozitës janë milionerë. Mos vallë është kjo arsyeja përse Kryeministri kërkon heqjen e imuniteteve, duke sulmuar deputetët e Partisë Socialiste? Pyetja ime për Kryeministrin mund të jetë kjo: Tashmë për shtatë vjet, ju jeni Kryeministër, përse ne nuk kemi pasur një luftë madhore ndaj korrupsionit gjatë këtyre viteve? Për një moment mund të themi se kjo ska ndodhur, pasi njerëzit janë me imunitet. Por, po ata të cilët janë dyshuar për korrupsion dhe nuk kanë imunitet, përse ju nuk u morët me ta? Dhe nëse çështjen e imuniteteve e keni sinqerisht, a do të jeni ju i gatshëm të merreni edhe me të korruptuarit brenda partisë suaj të dyshuar për korrupsion? Apo vetëm për