Myslim Pasha: Athina negocioi për naftën në Jon që në 2011-n
Profesori: Gjithçka u bë nën hundën e Tiranës që ka heshtur
Ylli Pata
Denoncuesi i Marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e kufirit detar, profesor Myslim Pasha, lëshon sërish alarmin pas lajmeve të përhapura nga mediat botërore dhe shqiptare se Athina ka lidhur kontrata me kompani nafte për kërkimin e hidrokarbureve në detin Jon. Në një prononcim për Shqip, zoti Pasha i rikthehet paralajmërimit të tij, duke avancuar se Tirana zyrtare ka heshtur, ndërkohë që Athina vazhdonte që në vitin 2011 të bënte tratativa për kërkim nafte në territorin që cilësohet si Zona Ekskluzive Ekonomike. Zoti Pasha, duke iu referuar lajmeve për të drejtën e dhënë nga Greqia kompanisë suedeze Petroleum Geo-Services të drejtën për realizimin e kërkimeve sizmike dhe zbulimin e burimeve natyrore të naftës dhe hidrokarbureve, thekson se kjo është e natyrshme.
Por, koloneli që zbuloi skandalin e madh thërret edhe një herë fort: Për të sqaruar opinionin shqiptar i cili ka qenë i përfshirë në një ndjeshmëri të lartë më shumë sa i përket Mëvetësisë Territoriale të Shqipërisë, që është e drejtë dhe po kaq legjitime, asnjëherë nuk u është mëshuar me forcë hapësirave ekonomike ekskluzive që duhet ta pranojmë ka qenë në gravitet të palës fqinje. Kryeministri i Republikës së Shitur para dy vjetësh e gjysmë pati deklaruar Vendi im nuk ka humbur, por ka fituar.
Kësilloj, ai e mbylli perden e Otrantos, njeriu që më shumë se të gjithë apo në krye të të gjithëve braktisi mëvetësinë e Shqipërisë dhe po kështu, hapësirat ekonomike ekskluzive në shelfin kontinental të detit Jon. Sipas zotit Pasha opinioni duhet të dijë se hapësira ekonomike ekskluzive e Shqipërisë dhe Greqisë në Jon, ndodhet në Otranto, tej detit territorial. (12,12 md= 22, 22 km). Informacioni që vjen nga Athina mjafton që e thotë se do të bëhen kërkime në zonën e Kretës dhe të detit Jon dhe kjo nënkupton se hapësirat ekonomike ekskluzive të të dy shteteve ndodhen vetëm përmes Ishullit Othoni, si dhe ujdhesës së Karaburunit në Ngushticën e Otrantos. Marrëveshja e rrëzuar ia pati dhënë të gjithë këtë hapësirë Greqisë duke e çuar në zero vendin e Dheut Kontinental, Shqipërinë. Gjykata Kushtetuese, këtë gjë e hodhi poshtë me argumente ligjore të së Drejtës Detare Ndërkombëtare. Në fakt, këtu qëndron edhe ajo pjesë problematike e çështjes, ku Tirana duhet ta kishte vëzhguar, raportuar dhe të ngrinte shqetësimin. Sipas zotit Myslim Pasha: Sipas datës bëhet fjalë se studimi dhe projekti ka përfunduar një vit më parë më 1 shtator 2011. Kjo përkon edhe me deklaratat e herëpashershme që ka bërë Ministria e Jashtme e Greqisë lidhur me marrëveshjen detare. Ndërkohë dihet se marrëveshja e nënshkruar për kufijtë detarë është kryer në fillim të muajit maj 2009. Greqia ecën në rrugën e saj me projektet e saj dhe vijon në zbatimin e tyre, ndërkaq këtu te ne diskutimet kanë të bëjnë me negocime dhe rinegocime, gënjeshtra dhe përgënjeshtrime skajore, për të gajasur njëri-tjetrin. Shteti fqinj thërret në konsultë Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes duke pasur edhe interesimin e vetë Kryeministrit të ri të Greqisë, Samaras. Pala greke me kryet lart dhe me një dinjitet thotë se bazohet në të drejtat sovrane të saj në përkim të së drejtës detare. Të gjithë mund ta kuptojnë se Greqia e ka tanimë një marrëveshje të firmosur nga të dy palët dhe as që do tia dijë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Por alarmi i kolonelit të ushtrisë shqiptare të nxjerrë në lirim, që pati guximin të rrëzojë një pakt mes dy shtetesh shkon edhe më tej: Kërkimet do të fillojnë pas nënshkrimit të kontratës në dy javët e ardhshme. Po shqiptarët ku janë?. Kjo është pyetja e profesorit që thërret sarkazmin për ndihmë: Kanë vatur të falnë Bajramn e thotë me ironi një bejte e Labërisë. I cili sjell argument të drejtën ndërkombëtare, e cila i jep avantazh Athinës: Ja se në çpikë të vështirë e ka çuar marrëdhënien ndërkombëtare midis të dy vendeve Berisha i sotëm. Këtë e themi mbasi duhet të përfytyrohet se çmund të ndodhë më vonë, kur agregatet e mëdha detare të kërkimeve sizmike do të duken në detin Jon të Shqipërisë. Çdo të bëjnë këta burrat e dheut kur smund të nismojnë dot as një pashë not në detin që ata do ta marrin në hulumtim mbasi Greqia ka dy përparësi: (a)Ka ratifikuar Konventën e Detit ( Montego Bay -1982). (b)E ka edhe një marrëveshje të firmosur nga dy ministrat e Jashtëm e të dy vendeve. Ja se ku ka arritur edhe siguria kombëtare e Shqipërisë në rajon!
Myslim Pasha: Athina negocioi për naftën në Jon që në 2011-n burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip