Shqiperia feston 100 vjetorin e pavaresise
Shqiperia celi sot serine e festimeve perkujtimore ne nderim te 100 vjetorit te pavaresise se shtetit ne vitin 1912. Parlamenti zhvilloi nje seance ceremoniale per te vleresuar sakrificat e burrave themelues te shtetit shqiptar nga Ismail Qemali dhe rilindas te tjere. Kryetarja e parlamentit te Republikes se Shqiperise Jozefina Topalli tha se ne gjithe historine e kombit shqiptar edhe sot ka mbizoteruar deshira per liri dhe zhvillim krahas kombeve te tjera te qyteteruara ne Europe.
Ne te moren pjese edhe ligjvenes shqiptare nga Kosova Maqedonia dhe Mali i Zi. Kryetari i Kuvendit te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqi tha se ne pervjetore te tille gjithmone kujtohen burrat e shquar te kombit shqiptar dhe puna e tyre ashtu si ne raste dilemash e veshtiresish Fan Noli shtronte pyetjen fare do te bente Skenderbeu ne nje situate te tille
Xhevat ademi deputet i parlamentit te Maqedonise tha se shqiptaret i gezohen zhvillimit te Shqiperise dhe Kosoves sepse kjo eshte nje mbeshtetje e madhe per te gjithe rajonin. Mehmet Bardhi deputet i parlamentit te Malit te zi foli per gjendjen e shqiptareve ne mal te zi dhe perpjekjet e tyre per te ndryshuar situaten e tyre.
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha tha ne kete ceremoni se populli shqiptar kaperceu shume sfida te renda ne historine e vet sepse gjithmone pati nje besim te palekundur tek endrra per liri dhe mbeshtetje te madhe nga SHBA te cilat besojne fort ne te njejtat vlera.
Shqiperia pritet te nderoje gjate ketij viti castet me te rendesishme te historise se saj dhe ne qender te vemendjes mbetet 28 nentori 1912 kur nje grup burrash shteti patriote dhe humaniste rilindas shpallen pavaresine e nga perandoria otomane duke shenuar fillimin e shtetformimit modern shqiptar.