E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, aksident me pasojë vdekjen e një të riu

Durrës – Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një të riu. Aksidenti që i ka marrë jetën të riut mësohet të ketë ndodhur tek vendi i njohur si rreth rrotullimi i Shkozetit.

Viktima e aksidentit mësohet të jetë një mashkull rreth 25 vjeç trupi i të cilit ndodhet në morgun e qytetit të Durrësit. Ende nuk njihet identiteti i viktimës.

Policia ka shkuar në vendngjarje për  zbardhjen e ngjarjes, ende nuk është i qartë shkaku i aksidentit.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›