Tiranë, sherr në një universitet privat, shoqërohen disa persona
TIRANE - Një konflikt verbal mes studentëve dhe bodigardëve të një universiteti privat në Tiranë është bërë shkak për konfrontime fizike. Forcat e policisë së komisariatit numër 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe në përpjekje për të zgjidhur situatën janë përballur me goditjet dhe kundërshtimet e bodigardëve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e universitetit “Vitrina,” pas kërkesës së drejtuesve të universitetit për qetësi absolute në korridoret e universitetit. Studentët thonë se pas kërkesës për qetësi janë dhunuar befas nga bodigardët.
Burimet zyrtare të policisë thonë se në këtë universitet është rrahur studenti nga Tropoja Fatjon Ismajlgeci dhe janë lënduar dhe disa policë.
Policia bëri të ditur se pas denoncimit të studentëve ka shoqëruar në komisariat shtetasit: Leonard kel Vleshi, Nikolin Ndue Pepaj, Jetmir Besim Zhika, Artan Pal Zefi, Lutfi Ali Tufa, Edomond Kel Vlashaj, Gjovalin Geg Zefi, Agron Qazim Bacaj dhe Ramazan Hekuran Tarko.
Por në një sqarim të universitetit Vitrina thuhet se konflikti ka lindur nga moskomunikimi korrekt mes një studenti dhe një punonjësi të këtij institucioni.
Sipas deklarates se universitetit, efektivët e policisë kanë dhunuar ambientet universitare, në mënyrën më barbare, të denjë vetëm për një bandë rrugecërish dhe kjo është shënuar me ndalimin e një numri punonjësish administrativ dhe stafit akademik, ç’ka ka shkaktuar një situatë kaotike në shkollë.
Sipas univeristetit, ndërhyrja e policisë është bërë pa asnjë shkresë dhe urdhër zyrtar të shkruar, siç e kërkon ligji.
(er.nu/news24/BalkanWeb)