Rezart Maho nënshkruan me Kallamatën

Ubesajtet sportive greke po i bëjnë jehonë blerjes së sulmuesit të ri shqiptar, Rezart Maho me Kallamatën, skuadër e Kategorisë së dytë greke (B). Lajmi jepet nga faqja goalday.gr.
Maho është pëlqyer shumë nga trajneri Jorgo Stranxhali. Sipas faqes zyrtare të klubit të Kallamatës, 27-vjecari Maho luan si mesfushor i majtë i avancuar dhe sulmues. "Maho nuk do të zërë vendin e një të huaji pasi ai zotëron edhe pasaportë greke", citon sport24.gr. Maho nënshkroi deri në fund të sezonit.
Bashkë me ish-sulmuesin e Dinamos, te Kallamata është afruar edhe mbrojtësi portugez Ivo Afonso, i cili ishte lojtar i lirë pas largimit nga Panaiatoliko.