E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë të arrestuar në Serbi për fiksim rezultatesh

Policia serbe arrestoi në qytetin e Novi Sadit një president klubi, drejtorin e stadiumit dhe tre gjyqtarë për fiksimin e rezultatit të ndeshjeve.
Ratko Butorovic, presidenti i klubit të kategorisë maksimale serbe, Vojvodina Novi Sad, drejtori i stadiumit Milan Kabric dhe
gjyqtarët Mihajlo Jeknic, Borislav Kasanski dhe Goran Kovacevic u ndaluan nga policia ditën e martë.
"Butorovic dhe Kabric i kishin dhënë në mënyrë të përsëritur rryshfete Jeknicit dhe Kasankit, përmes Kovacevicit për siguruar Vojvodinë një vend në mesin e tabelës për në kategorinë e parë", - tha policia në një deklaratë të lëshuar për mediat ditën e mërkurë.
Vojvodina në përfundim të fazës së parë renditet e treta në Superligën serbe me 12 ekipe, shtatë pikë më pak se Partizani i Beogradit që kryeson kampionatin dhe gjashtë pikë më pak se kampionia në fuqi Serbisë, "Crvenea Zvezda". Kampionati serb rinis më 1 mars.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›