E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria fiton 3-2 përballë Malit të Zi

Under-19

Përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë ka fituar 3-2 në miqësoren e parë përballë Malit të Zi. Ndeshja ka qenë mjaft e vështirë për kuqezinjtë e vegjël, të cilët janë vënë në vështirësi nga nisja e vrullshme e miqve. Në fakt, malazezët u gjendën në avantazh 2-0 vetëm pas 29 minutave lojë, me rrjeta të Mugoshas dhe Vuoniç. Por, në pjesën e dytë, 19-vjeçarët e Ramadan Shehut kanë përmbysur shifrat me golat e Shtinit, Shkurtajt dhe Rrapajt. Gjithsesi, trajneri nuk është shprehur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës. Shehu tha: “Rezultati nuk ka shumë rëndësi, por konstatuam se lojtarët e kampionatit shqiptar vazhdojnë të kenë mangësi. Këto testime vlejnë për të krijuar një ide rreth perspektivës së elementëve që kemi në dispozicion”. Miqësorja e dytë me Malin e Zi do të luhet të enjten, më 6 maj, në Podgoricë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›