E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe, sponsor i Bariç te D. Zagreb

Trajneri

Josip Kuzhe i kthen nderin Oto Bariçit. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare (2006-2007), i cilësuar si tekniku më i mirë i huaj që ka punuar në krye të stolit të Shqipërisë, ishte njeriu që “sponsorizoi” teknikun aktual të kuqezinjve në FSHF. Tashmë, është Kuzhe ai që bën të njëjtën gjë, duke këshilluar drejtuesit e Dinamos së Zagrebit që të afrojnë “Oto Maksimal” si konsulent, për të ndërtuar një skuadër e cila praktikon lojë spektakolare dhe që do të jetë e denjë në kupat e Europës. “Pas titullit të pestë radhazi kampion në Kroaci, Zdravko Mamiç (presidenti i klubit) ka nisur kërkimin për një trajner të ri. Zëvendësuesi i Kruno Jurçiç duhet të jetë një trajner që di të krijojë një skuadër të fortë në lojën sulmuese. Por, mendoj se vetë kreu i klubit nuk do të jetë në gjendje të bëjë një zgjedhje të goditur dhe për këtë arsye atij i nevojitet një konsulent sportiv. Njeriu ideal për këtë post do të ishte Oto Bariç, i cili do ta ndihmonte Mamiçin me këshillat e tij të vyera”, tha trajneri Kuzhe.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›