E Shtunë, 31 Tetor 2026

KOKSH e MASH: Luaj dhe mbaj pastër mjedisin

Aktiviteti

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) zhvilloi dje një aktivitet sportiv me synim mbajtjen e një mjedisi të pastër në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë. Me dhjetëra nxënës dhe nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” të kryeqytetit, kaluan mbi 1 orë e gjysmë duke zhvilluar lojëra të ndryshme me top, duke folur për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe duke pastruar një pjesë të hapësirës së gjelbër pranë amfiteatrit veror buzë liqenit. “Ne si Komitet Olimpik ndiejmë përgjegjësinë tonë që natyra të ruhet dhe mjedisi në Shqipëri të jetë i pastër, u shpreh Stavri Bello, kjo është një nga detyrat e lëvizjes olimpike në të gjithë botën, detyrë që është bërë gjithnjë e më aktuale sa më akute janë bërë problemet”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›