E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Krimi po bën kërdinë, edhe qeveria gjithashtu

Faqja e kreut të PS-së në Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Twitter lidhur me ngjarjet e fundit kriminale. Lideri i opozitës duke iu referuar ngjarjeve të djeshme ka shkruar se krimi ka marrë përmasa të mëdha në vend ndërsa qeveria nuk po përpiqet të parandalojë ato.

Rama thekson se ashtu siç krimi po bën kërdinë edhe qeveria vazhdon të bëjë kërdinë mbi kurrizin e qytetarëve.

Grabitje me vjedhje në argjendari? E pandodhur në Shqipërinë ku krimi po bën kërdinë teksa qeveria s’ka nge se ka kërdinë e saj për të bërë!, shkruan Rama në faqen e tij personale në Twitter.

Kohët e fundit udhëheqësi i opozitës përveç editorialeve që publikohen në faqen e e tij personale në internet (edirama.al) ka nisur të bëjë dhe postime në këtë rrjet social (ediramaal).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›