E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti protestant Do te djeg 200 kurane me 11 shtator

Reagon Vatikani dhe Shtepia e Bardhe zyrtaret e larte amerikane kane denuar dje reagimin e priftit fondamentalist

nje bari besnik i kishes protestane ne Florida me 50 besimtaret e tij ka vendosur te djege librin e shenjte te myslimaneve me 11 shtator. Lajmi i konsideruar nje provokim i rende ka nxitur reagime deri ne Shtepine e Bardhe Vatikan dhe me gjere. Por teksa kane mbetur edhe dy dite ne pervjetorin e 11 shtatorit predikuesi Terry Jons pret vetem nje sinjal te Zotit per te ndryshuar mendje. Te shtunen ne Nju Jork nis marshimi per te perkujtuar 9-vjetorin e sulmeve terroriste te 11 shtatorit. Por per te terhequr vemendjen e 2752 emrave viktima te tragjedise perpos disa protestave dy do te jene te izoluara per shkak te Qendres Kulturore Islamike ne Park Place.

Por teksa te gjithe po mendojne per ate qe pritet te ndodhe gazetaret jane zhvendosur ne nje distance prej 1500 kilometrash pikerisht ne nje kishe protestante tejet modeste qe ka si pastor Terry Jones. Ky i fundit ka leshuar nje provokim te ashper qe lidhet me 11 shtatorin. Pikerisht ne kete date ai ka parashikuar te beje nje gjest ne kishen e tij do te djege plot 200 kopje te kuranit te cilat i ka mbledhur nga e gjithe Amerika. Jane njerez qe i jane pergjigjur thirrjes se tij per te celebruar nje dite ne te cilen do ti vene zjarrin librit te shenjte mysliman.

Eumlshte gati e pashpjegueshme se si mund te ndodhe kjo ne nje fshat fanatik ne Gainesville ne Florida ku kreu i nje grupimi prej 50 besimtaresh te krishtere kane fituar fame mbareboterore. Fakti qe edhe Vatikani ka nderhyre per te evituar kete provokim tregon se situata nuk eshte fort e kendshme. Terry Jones eshte kontaktuar edhe nga gjenerali David Petraeus komandant i forcave amerikane ne Afganistan i cili kerkon te kuptoje se predikuesi fondamentalist ne kete menyre rrezikon te fyeje ushtaret amerikane qe luftojne ne Irak dhe Afganistan. Por Jones nuk tregon shenja per tu terhequr. Ai thote se vetem nje shenje e derguar nga Jezusi mund te ndryshoje mendjen e tij dhe beson se ka shume gjasa qe Krishti ti dergoje nje sinjal. Per te shmangur vete pamje potenciale negative shume bashkesi myslimane ne SHBA vendosen qe te hiqnin dore nga festimet me rastin e fundit te Ramazanit ose qe te pakten te mos festojne ne ate dite kur bie kjo feste e levizshme kete here per shume vete me 11 shtator.

Reagimet Djegia e Kuranit kunder vlerave amerikane

Dy nga komandantet e ushtrise amerikane ne Afganistan kane kritikuar planet e nje kishe te vogel amerikane e cila me 11 shtator do ti perkujtoje sulmet e vitit 2001 me djegien e kopjeve te Kuranit. Ndonese autoritetet lokale nuk e kane lejuar djegien prifti i kishes Terry Jones me 50 pjesetare ka thene se ata megjithate do ta realizojne ate.Gjenerali David Petreus ne Afganistan ndikimin negativ qe mund ta kene pamjet nga ky veprim e krahasoi me fotografite e burgut Abu Graib ku shihej se si ushtare amerikane keqtrajtonin te burgosurit irakiane.

Shefi i NATO-s Anders Fog Rasmusen gjithashtu denoi planet e kesaj kishe ndersa komandanti i misionit trajnues amerikan ne Afganistan gjenerallejtenant William Kaldwell paralajmeroi per rrezikun e hakmarrjes ndaj ushtareve amerikane.Ky aksion ne fakt do te rrezikoje sigurine e djemve dhe vajzave qe sherbejne ketu ne Afganistan dhe do te pengoje misionin qe ne po mundohemi ta perfundojme - tha gjenerali Kaldwell.Paralajmerimi i kishes se Florides eshte shqetesues edhe per Shtepine e Bardhe ndersa zedhenesi i Departamentit te Shtetit Philip Crowley veprimin e quajti ne te njejten vije me radikalet dhe fanatiket fetare qe e sulmuan Ameriken ne vitin 2001.

Ne do te donim qe te shohim me shume amerikane qe ngrene zerin e thone lsquoky veprim bie ne kundershtim me vlerat amerikane. Ne fakt ky veprim eshte thjesht joamerikan.Ne shpresojme qe bota te mos na gjykoje neve nga veprimi i nje prifti dhe 50 pasuesve te tij por te na gjykoje nga tradita qe na ka percjelle neve qe nga themelimi i kombit amerikan - tha Crowley.Paralajmerimet e zyrtareve amerikane vijne pas nje proteste te afganeve te zemeruar ne Kabul per planin e kishes amerikane qe te djege Kuranin. Disa qindra afgane ishin mbledhur ne proteste duke bere thirrje per vdekje Amerikes.Protestuesit kryesisht ishin studente te nje shkolle islamike ne Kabul ndersa nje nga ta Vahidullah Nori kerkoi nga SHBA-te qe te ndalojne nje veprim te tille.Ne jemi mbledhur ketu qe te shprehim shqetesimin tone drejt Amerikes ndersa ne do te vazhdojme me demonstrata cdo dite. Ne i bejme thirrje Amerikes qe ta ndaloje kete perbaltje te Kuranit tone te shenjte kerkoi protestuesi Nori.

Ministria e Jashtme e Iranit ka paralajmeruar vendet e Perendimit qe nese nuk ndalohet ky veprim atehere emocionet e popujve myslimane nuk do te mund te kontrollohen.Prifti i kishes qe planifikon djegien e Kuranit me 11 shtator i tha CNN-it se do te ishte tragjike qe ushtare amerikane te humbnin jeten si pasoje e ketij veprimi mirepo ai kembenguli qe duhet patjeter te veprohet per te ekspozuar islamin si perhapes te urrejtjes dhe frikes.Kunder intolerances fetare ndash Perfaqesues te feve denojne urrejtjen ndaj myslimanevePerfaqesues te te gjitha feve ne SHBA denuan te marten qendrimet armiqesore ndaj myslimaneve dhe bene thirrje per me shume tolerance dhe gatishmeri per paqe.Udheheqesit fetare ndoqen nje thirrje te Shoqates Islamike per Ameriken e Veriut per tu takuar ne Uashington. Ata nuk u mblodhen per te diskutuar nese ndertimi i nje xhamie ne Nju Jork do te ishte me kuptim dhe me vend deklaruan me shume se 30 perfaqesuesit fetare. Ata jane te interesuar per gjera me fondamentale. Pastori i baptisteve afro-amerikani Gerald Durley lexoi deklaraten e perbashket Si udheheqes fetare ne kete vend madheshtor ne jemi mbledhur ne kryeqytet per tu ngritur ne menyre kategorike kunder shpotive informacioneve te gabuara dhe intolerances se pafshehur fetare e cila drejtohet kunder bashkesise islame ne Amerike.

Terry Jones prift fundamentalist i nje bashkesie te vogel fetare ne Florida mendon se islamizmi eshte satanik dhe deshiron te djege kuranin.Mbeshtetesit e ndertimit te xhamise ne afersi te Ground Zero ne Nju Jork e shohin kete si shprehje te lirise fetare dhe mundesi te kontakteve kulturore. Ndersa kundershtaret ketu shohin nje demonstrim te mungeses se shijes dhe nje provokim. Kujtimi i viktimave te 11 shtatorit do te behej pis keshtu dhe xhamia do te kthehej ne nje vend terroristesh potenciale thone ata. Kjo ne nje kohe kur protestat po behen gjithnje e me agresive nje shofer taksie i Nju Jorkut besohet se eshte goditur me thike vetem sepse eshte mysliman. Rabini David Saperstein kryetar i Shoqates per Hebraizmin e reformuar tha Ne e dime se cfare do te thote kur njerezit sulmojne me fjale dhe vepra dhe te tjeret heshtin per kete. Kjo nuk duhet te ndodhe ketu ne Amerike ne vitin 2010.

Edhe ne Pentagon jane te shqetesuar. Gjenerali David Petraeus tha se talibanet dhe grupe te tjera ekstremiste mund ta perdornin pamjen e nje kurani qe digjet per propaganden e tyre. Kjo mund te sjelle probleme serioze - i tha Petraeus ne nje interviste gazetes Wall Street Journal - dhe ti vere ne rrezik trupat dhe perpjekjet tona ne bashkesite islame.

Vatikani kunder

Vatikanit nuk i pelqeu propozimi i paraqitur keto dite nga nje kishe te vogel ne Florida per te djegur 200 kopje te Kuranit ne kujtim te viktimave te 11 shtatorit. Keshilli Papnor per Dialogun Nderfetar ka pranuar me shqetesim te thelle lajmin se propozimi per nje dite i propozuar si Dita e djegies se Kuranit pikerisht ne pervjetorin e sulmeve terroriste ne 2001 nuk eshte aspak pozitiv. Keto akte urrejtje dhe dhune nuk mund te korrigjojne nje akt i cili si kunderpeshe sjell nje veprim te rende me djegien e nje libri i cili konsiderohet i shenjte nga nje besim tjeter - thuhet ne buletinit e Vatikanit. Edhe arqipeshkvi kaldeas i Kirkukut monsinjor Louis Sako denoi kete veprim dhe kerkoi parandalimin e iniciatives se Terry Jones duke e quajtur te papergjegjshme dhe te pamoralshme. Cdo fe me librat e tyre te shenjte vendet e adhurimit dhe simbolet ka te drejte te respektohet dhe mbrohet behet fjale per respektimin e dinjitetit te njerezve te cilet aderojne me zgjedhjet e tyre ne kete besim fetar - thekson Vatikani.

Hillary Clinton ne iftar Djegia e Kuranit eshte skandaloze dhe mungese respekti

Edhe ministrja e Jashtme Hillary Clinton e preku temen e djegies se Kuranit te marten gjate nje darke per myslimanet gjate festes se Ramazanit. Denimi i qarte i kesaj sic e quajti ajo vepre te mungeses se respektit dhe skandaloze nga bashkesia ikumenike e inkurajon ate. Detyrimi yne per tolerance fetare i ka rrenjet ne fillimin e kombit tone. Shume e dine se me 1790 George Washingtoni i shkroi nje sinagoge ne Rhode Island Ky vend nuk do ta aprovoje intolerancen fetare dhe nuk do ta mbeshtese perndjekjen. Jemi ulur per kete darke ne kohen kur vjen lajmi se nje prift ne Gainsville te Florides ka ndermend te djege Kuranin e Shenjte me 11 shtator. Une jam inkurajuar nga denimi i qarte dhe pa ekuivoke qe drejtuesit fetare te te gjitha besimeve ne Amerike nga te krishteret evangjeliste deri tek rabinet hebrenj si dhe drejtues shekullare dhe komentatore te ndryshem i kane bere ketij akti te pasjellshem e te turpshem - tha Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton. Edhe prokurori i Pergjithshem i SHBA-ve Eric Holder e quajti planin idiot dhe te rrezikshem.

Protesta kunder vendimit te kishes ne Gainsville te Florides per djegien e kopjeve te Kuranit jane zhvilluar ne Afganistan dhe Indonezi. Irani ka paralajmeruar se djegia publike e Kuranit mund te provokoje reagim te pakontrolluar te myslimaneve. Megjithate predikuesi Terry Jones thote se ka ndermend ta zhvilloje ceremonine dhe se nuk do te terhiqet nga protestat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›