Shqipëria hedh në gjyq Del Ponten
Autori i Lajmit: red.
Shqipëria hedh në gjyq Del Ponten, ish-kryeprokuroren e Gjykatës së Hagës. Pikërisht pak orë pas vendimit të Këshillit të Evropës për dërgimin në Kosovë të senatorit zviceran, Dick Marty, për të hetuar dhe më pas përpiluar një raport për të ashtuquajturin “trafik organesh” të pengjeve serbë nga luftëtarët e UÇK. Lajmin e ka deklaruar ekskluzivisht për “Ballkan” deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Qemal Minxhozi, prej kohësh i shpallur ashpër kundër akuzave të Del Pontes, bërë në librin e saj “Gjahu”. “Po, është e vërtetë që procedurat tashmë kanë nisur”, thotë Minxhozi, i cili është edhe deputet në zonën ku gjoja gjendet shtëpia ku – sipas Del Pontes – ishin kryer transplantet e robërve serbë. Po sipas tij, përmes një zyre të njohur avokatie në kryeqytetin shqiptar është bërë e mundur, lidhja me një studio ligjore në Zvicër, e cila ka marrë përsipër tashmë avokatinë e shqiptarëve. “Eshtë një çështje që është fituar ende pa nisur – shpjegon Minxhozi – sepse në Zvicër janë tepër të ndjeshëm ndaj çdo lloj akuze, e jo më kjo që është tepër absurde”. Sipas Minxhozit, i cili dje ka kërkuar publikisht që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës të shtrijë hetimet edhe në Shqipëri, pikërisht në zonën e tij, aty ku “Gjahu” i Del Pontes pretendon se janë kryer krimet. Minxhozi, nuk ka përmendur shifrat që do të duhen për përballimin e këtij procesi, por vështirë të mendohet se shteti shqiptar nuk do të ndërhyjë. Pak ditë më parë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha, kishte thënë se akuzat e Del Pontes “janë të pavërteta dhe me absurditete”, ndërkohë që politika shqiptare në unison i ka hedhur poshtë pretendimet e Del Pontes.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008