Gati marrëveshja Shqipëri-Itali për punësim të ligjshëm të emigrantëve shqiptarë
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta së shpejti pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re punësimi për emigrantët me Minisitrinë e Solidaritetit Social në Itali. Sipas burimeve të Ministrisë së Punës, kjo marrëveshje e do të krijojë hapësira të reja për emigrantët e rinj shqiptarë në tregun italian të punës dhe formimin profesional të tyre në Shqipëri, me burime financiare të qeverisë dhe rajoneve italiane. Aktualisht Shqipëria është një ndër vendet me fluksin më të lartë të emigrimit në Europë dhe një pjesë e mirë e tyre ndodhen në shtetin fqinj, Itali. “Duke u nisur nga ky kontekst, politikat migratore të qeverisë shqiptare, nuk synojnë nxitjen e emigrimit të popullsisë, por përdorimin e tij si një faktor dhe burim për nxitjen e zhvillimit të vendit”, bën të ditur Ministria e Punës. Në këtë mënyrë është vlerësuar edhe marrëveshja e re e punësimit që do të nënshkruhet së shpejti me Italinë, e cila pritet të mundësojë punësimin e rregullt për shtetasit shqiptarë në Itali.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008