Shqiperia i ka shitur arme IRA-s
Gazeta Britanike “Sandei Tajms ne nje nga artikujt e numrit te fundit, shkruan se grupi separatist i IRA-s eshte furnizuar me arme automatike dhe pistoleta nga Shqiperia. Por megjithate ne artikull nuk jepet asnje detaj tjeter, se si keto arme jane blere dhe me pas kane perfunduar ne Irlanden e Veriut. Ne artikull thuhet se keto arme me pas jane perdorur nga grupi i vetequajtur “Real Ira”, nje fraksion i pakenaqur dhe i shkeputur nga krahu politik Shin Fein , pas marrevshjes se paqes me Londren zyrtare ne vitin 2008. Tensionet e koheve te fundit kane sjelle ekzekutimin e dy policeve disa dite me pare. Ira e vertete qe thuhet se eshte furnizuar me arme nga Shqiperia, eshte formuar ne 1997, nga Majkell Mekevit, gjenerali ushtarak i IRAs, ose pergjegjesi per armet dhe eksplozivet.