E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria impresionuese për lehtësirat në të bërit biznes

09-12-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takon drejtuesit e kompanisë, Faëaz Alhokair Group: "Shqipëria na impresionoi me lehtësirat e të berit biznes, si barrën e ulët fiskale, shërbimet ndaj biznesit, fuqinë punëtore dhe fleksibilitetin kulturor dhe na ka bërë të mendojmë seriozisht për të realizuar projektet tona"


Kryeministri Sali Berisha priti një grup të kompanisë së mirënjohur dhe të suksesshme në fushën e qendrave tregtare dhe argëtuese, si dhe të biznesit të shitjes me pakicë, Faëaz Alhokair Group, të kryesuar nga krijuesi dhe Drejtori Ekzekutiv i grupit, Faëaz A. Alhokair. Zoti Alhokair përshëndeti rezultatet e ekonomisë shqiptare dhe të qeverisjes së saj, duke i thënë Kryeministrit se “jo vetëm treguesit dhe shifrat janë tërheqëse e domethënëse në vendin tuaj, por dhe vendi edhe njerëzit janë të mrekullueshëm”. 


Më tej, ai theksoi se klima e të bërit biznes, dinamizmi i tregut dhe fuqisë punëtore kaq të re e të kualifikuar, pozicioni gjeografik dhe mikpritja ndaj biznesit të huaj, e bënë grupin Faëaz Alhokair jo vetëm të mendojë për tu zgjeruar dhe investuar në Shqipëri, por edhe të fillojë hulumtime për të konkretizuar zona e mundësi konkrete për të filluar projekte. “Na bëri përshtypje mosha e re e fuqisë punëtore dhe infrastruktura e zhvilluar qe ndihmon zhvillimin e biznesit me pakicë”, tha Faëaz A. Alhokair.


Synimi ynë parësor, - vijoi zoti Alhokair, - është ngritja e biznesit të shitjes me pakicë në Shqipëri, si qendra tregtare me marka të njohura ndërkombëtare e me çmime të arsyeshme, krijimi në Shqipëri i një qendre logjistike rajonale, i zyrës qendrore rajonale dhe kthimin e saj në një qendër të rëndësishme rajonale të biznesit tone në shitje me pakice. Gjithashtu, ai theksoi se Faëaz Alhokair Group si një biznes relativisht i ri, synon jo vetëm në hapjen e vendeve të punës dhe shërbimin e popullsisë me mallra e shërbime cilësore, por dhe në trajnimin e punonjësve. “Për këtë, bashkëpunimi me sistemin e arsimimit të nivelit të mesëm dhe universitar qëndron në filozofinë tonë, duke krijuar kushte për trajnim dhe eksperiencë të studentëve dhe kërkim e shkencor me përfitim të shumëfishtë”, tha ai.


Drejtori Ekzekutiv i grupit, Faëaz A. Alhokair u shpreh më tej gjatë takimit se Shqipëria na impresionoi me lehtësirat e të berit biznes, si barrën e ulët fiskale, shërbimet ndaj biznesit, fuqinë punëtore dhe fleksibilitetin kulturor dhe na ka bërë të mendojmë seriozisht për të realizuar projektet tona.


Kryeministri Berisha i falënderoi drejtuesit e Faëaz Alhokair Group për përzgjedhjen prej tyre të Shqipërisë për projekte investimi, si dhe u bëri një paraqitje të avantazheve të investimit në vendin tonë, në fushën e biznesit të shitjes me pakicë, qendrave tregtare e argëtuese. “Ky është një sektor i zhvilluar rishtazi, - tha Kryeministri, - që ndikon me shërbimet e tij në rritjen e cilësisë së jetesës së popullsisë, që në zinxhirin e operacioneve të tij ndikon në zhvillimin e bizneseve të sektorëve të tjerë dhe ofron punësim masiv për popullsinë”.


Gjithashtu, Kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria me popullsinë e saj të re, dëshirën e gatishmërinë për zhvillim të shpejtë, infrastrukturën e zhvilluar, shërbimet cilësore ndaj biznesit me One Stop Shop dhe pozicionin e saj gjeografik, ka kushtet më të mira e optimale për tu kthyer në një qendër rajonale të biznesit të shitjes me pakicë dhe qendrave tregtare.


Kryeministri i garantoi ata për mbështetjen nga ana e qeverisë së tij në projektet e tyre dhe sigurinë e investimeve që i pret veç suksesi dhe përfitimi i përbashkët, i vendit dhe grupit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›