Kongresi Fino zbardh ndryshimet ne statut
Anetari i grupit te punes per ndryshimet ne statutin e Partise Socialiste Bashkim Fino zbardh disa nga detajet e ketij procesi. Keto ndryshime qe pritet te behen ne statutin e PS-se prekin menyren se si do te zgjidhet Asambleja e re Kombetare e deri tek forcimi i pozitave dhe i kompetencave te kryetareve te rretheve. Keshtu Asambleja e re do te perzgjidhet tashme me liste kombetare dhe jo ne baze rajoni duke rritur ne kete menyre ne 200 numrin e anetareve. Numri i tyre nuk do te jete me i madh se lista kombetare qe do te votohen nga kongresi - sqaron ai. E reja tjeter eshte votimi ku ka pasur diskutime qe dhe deputetet te perfshihen ne gare dhe jo te hyjne automatikisht. Per deputetet dhe kryetaret e rretheve te cilet jane automatikisht pa votim pjese e Asamblese ka pasur edhe kundershti brenda grupit te punes une kam qene i mendimit qe deputetet ti nenshtroheshin votimit dhe jo te hynin automatikisht ndersa kryetaret e rretheve po. Edhe kryetaret e bashkive mund te kalonin ndersa te tjeret te votohen - shprehet Fino. Asgje nuk ka ndryshuar sa u takon penaliteteve per ata qe thyejne rregullat e parashikuara ne statut. Ne kete pike Fino pohon se ne kongres nuk do te kete ndeshkime per zerat kunder ne parti. Asnjehere ne nuk u kemi treguar ketyre njerezve qe ka disa penalitete ne statut te cilat ti je i detyruar ti respektosh. Absolutisht kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do te kete besoj perjashtime apo cregjistrime - tha ai. Ndryshimet do te prekin edhe siglen socialiste e cila nga PSSH do te ndryshoje ne PS per te shmangur problemet diten e zgjedhjeve nderkohe qe futja ne anetaresine socialiste do te jete e lire. Ndryshimet statusore pritet te kalojne per miratim te marten ne mbledhjen e Asamblese dhe me pas ne kongresin e 5 nentorit.