E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, katër skuadra në EuropëKampionia e Shqipërisë merr pjesë direkt në turin e dytë eliminator, për shkak të renditjes së fortësisë së kampionatit shqiptar në Europë, i 43-ti. Edhe fituesja e Kupës së Shqipërisë merr pjesë direkt në turi

Shqipëria do të paraqitet në dy kompeticionet europiane të klubeve me katër skuadra, 1 në Ligën e Kampioneve dhe 3 në Ligën e Europës. Kupa UEFA e ndryshuar tashmë në Liga e Europës dhe Kupa Intertoto mbyllen si aktivitete.

LIGA E KAMPIONEVE

Në kompeticionin më prestigjioz të klubeve merr pjesë kampionia e kampionatit maksimal të futbollit shqiptar, Kategoria Superiore.

E veçanta për edicionin 2009-2010 është fakti se kampionia e Shqipërisë merr pjesë direkt në turin e dytë eliminator, për shkak të renditjes së fortësisë së kampionatit shqiptar në Europë, i 43-ti (3.6 koeficienti i Shqipërisë; 75.7 koeficenti i Anglisë, kampionatit më të fortë në Europë).

Në raundin e parë eliminator luajnë skuadrat kampione të vendeve, kampionatet e të cilave renditen nga vendet 47-53 (nga Uellsi deri te San Marino).

22 skuadra do të kualifikohen direkt për në fazën e Grupeve, kur sipas sistemit aktual ato ishin vetëm 16, pasi 16 të tjerat ishin të kualifikuara direkt nga UEFA.

Nga turi i tretë eliminator do të kualifikohen 10 skuadra e jo 16 si tani. Turi i tretë eliminator do të ketë dy grupe dhe nga secili grup do të kualifikohen 5 ekipet e para.

Kampionia e Shqipërisë duhet të kalojë të paktën një tur për të vazhduar aventurën në Ligën e Europës edhe pse do të eliminohej nga Liga e Kampioneve.

Skuadra e fundit shqiptare që ka marrë pjesë në Ligën e Kampioneve është Dinamo, që u eliminua me dy humbje në turin e parë eliminator nga skuadra boshnjake Modrica: humbi 0-2 në Tiranë (gola të Miljkoviç në të 65’ dhe Stokiç në të 80’)dhe 2-1 në Bosnjë. Daniel Xhafa shënoi për Dinamon.

LIGA E EUROPËS

Shqipëria do të paraqitet me tri skuadra: fituesen e Kupës së Shqipërisë dhe dy skuadrat e tjera, që renditen nga vendet 2-3.

Në rast se kur fituesja e Kupës së Shqipërisë është dhe kampione e vendit, atëherë merr pjesë skuadra finaliste (humbëse) e Kupës së Shqipërisë.

Në rast se dhe finalistja humbëse e Kupës së Shqipërisë renditet në vendet 2-3 të kampionatit, atëhere skuadra e tretë në Ligën e Europës është skuadra që renditet e katërta në Kategorinë Superiore.

E veçanta për edicionin 2009-2010 është fakti se fituesja e Kupës së Shqipërisë merr pjesë direkt në turin e dytë të Ligës së Europës.

Dy ekipet e tjera shqiptare në Ligën e Europës e nisin aventurën nga turi i parë eliminator.

Edicionin e kaluar në Kupën UEFA luajtën Vllaznia (fituese e Kupës së Shqipërisë) e Partizanin i vendit të dytë.

Vllaznia bëri një paraqitje të mirë në Kupën UEFA, teksa eliminoi në turin e parë eliminator sllovenët e Koperit (fitoi 2-1 në Slloveni, barazoi 0-0 në “Loro Boriçi”).

Në turin e dytë eliminator skuadra shkodrane u shkërmoq nga Napoli, që fitoi 3-0 në Shkodër dhe 5-0 në “Sao Paolo” të Napolit.

Partizani barazoi 0-0 në Bosnjë me Shiroki Brijeg dhe humbi në Tiranë 1-3 (gol i Muzakes me penallti).

Besa morri pjesë në Kupën Intertoto, ku kaloi në turin e parë qipriotët e Ethnikos Achnas: 0-0 në Tiranë dhe 1-1 në Qipro (gol i Lecit). Në turin e dytë eliminator u eliminua nga zviceranët e Grasshopers: humbi 2-1 në Zvicër (gol i Fortunat) dhe 0-3 në Durrës.

E Enjte, 19 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›