E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia konfirmon Greqia kerkon nafte ne Jon


Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore konfirmon se Greqia ka nisur përgatitjet për kërkimin e naftës në kufi me Shqipërinë, por mohon që ato të prekin pjesën e debatueshme të paktit detar qe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese.

"Janë duke kërkuar në pjesën jugore në kufi me pjesën tonë, por është në pjesën e tyre dhe nuk ka lidhje me ne", tha Përparim Hajno, drejtori i Hidrokarbureve në Agjenci.

Blloku detar i Jonit është shndërruar në një nga zonat më të lakmuara të kompanive ndërkombëtare të naftës. Qeveria shqiptare ka mandatuar një kompani të huaj, e cila prej disa vitesh kërkon ne pjesen shqiptare te detit në zonën që shtrihet nga Gjiri i NaftaGreqia kërkon naftë në Jon Vlorës, deri në kufirin me Greqinë. Agjencia thotë se zonat gjeologjike ku po kërkon Shqipëria dhe që pritet të kërkojë Greqia nuk përplasen me njëra-tjetrën dhe mohon që aty të ketë burime konflikti.

"Kërkimi që bën kompania në jug të Shqipërisë, strukturat që ajo ka prognozuar nuk rrezikojnë fare ato debate që janë sot lidhur më kufirin. Nafta nuk është e ndarë më thikë në kufi, të gjithë kanë të drejtë të kërkojnë në pjesën e tyre", tha Hajno.
 
Nga studime qe ka bere kompania nga strukturat del se te dy zonat jane larg njera-tjetres dhe nuk perplasen. Por a është pjesa e debatueshme e kufirit, sipas paktit detar me Greqine, një zonën e pasur naftëmbajtëse?

"Unë di të flas për pjesën shqiptare që është shumë me perspektive dhe madje më me perspektive se sa pjesa greke", tha Hajno.

Shqiperia ka aktualisht 7 marrëveshje për kërkime naftë dhe gazi, për të cilat janë mandatuar 3 kompani, 'Petromanas', e cila kërkon në blloqet tokësore dhe dy kompani të tjera që kërkojnë në det, 'San Leone' dhe 'Kaprikorn', ku përfshihet dhe zona kufitare me Greqinë.

Papandreu: Shume shpejt nisin kerkimet

Kryeministri grek, Jorgo Papandreu ka paralajmëruar fillimin e kërkimeve për naftë dhe gaz në detin Egje dhe Jon.

Gjatë një ceremonie të organizuar në Selanik në kuadër të panairit ndërkombëtar të këtij qyteti, Papandreu deklaroi se shumë shpejt do të fillojnë kërkimet në det me qëllim përfitimin e pasurive natyrore për qytetarët grekë, që sic tha, meritojnë të përfitojnë atë që natyra i dha vendit të tyre.

Papandreu njoftoi se tashmë mbetet vetëm fillimi i punës në zonat në të cilat mendohet se janë naftë-mbajtëse.

Sondazh

A duhet te lejoje shteti shqiptar kerkimet per nafte ne detin Jon?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_360'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(360); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Gjyqtarët, të gjithë në protestë
Në oren 12 të drekës të së hënës, të gjithë gjykatesit e të gjitha shkallëve të gjyqesorit bojkotuan proceset gjyqesore per 15 minuta, ne homazh te vrasjes makabre te gjykatesit 33-vjecar Skerdilajd Konomi.
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
Vizita intensive njëditore e ministrit të Jashtëm italian Franco Frattini dhe homologut të tij grek, Stavros Lambrinidis, u zhillua ekzaktësisht 1 muaj nga data e daljes së progres-raportit dhe nxorri në pah ritmin e vonuar me të cilin Shqipëria po ecën drejt integrimit europian dhe nevojën e një pakti kombëtar për këtë cështje. "Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së
Socialistet bejne hapin e pare drejt normalizimit te mardhenies me mazhorancen duke dhene miratimin per nisjen e kontakteve te para per reformen zgjedhore.
Dhe yjet rrijne e veshtrojne
Mimi Kodheli - Shumëkush prej brezit tim apo më të mëdhenj se unë në moshë, kujtojnë pa vështirësi një vepër të novelistit skocez, Doktor Archibald Cronin të titulluar “Dhe yjet rrijnë e vështrojnë”. Edhe ata që nuk e kanë lexuar veprën, kanë pasur rastin ta shikojnë të realizuar si film serial në bardh e zi. Zgjimi i shpirtit
Eni Vasili  - Një nga intervistat më interesante dhe takimet më të veçanta që kam pasur në vitet e mia të punës ishte ai i kësaj vere, me Tariq Ramadan.

Lajmet kryesore

Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
“Momenti kritik. Duam të shohim veprime, jo fjalë”
Policia drejt vrasësit të Konomit
16 shtator, shteti sërish në veri
Francë, s’ka rrjedhje radioaktive
"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›