Policia drejt vrasesit te Konomit

Edhe pse jo me një siguri të plotë dhe duke përdorur fjalën “mundet”, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj është shprehur se po punohet në dy pista hetimi në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Vlores, Skerdilajd Konomi, dhe se së shpejti mund të publikohet edhe emri i parë i të dyshuarit si ekzekutor.
“Tashmë po hetohet në dy pista, ka vlerësim maksimal nga policia, nën drejtimin e prokurorisë dhe mendojmë se së shpejti mund të kemi ndonjë emër”, ka deklaruar Burgaj.
Por qëllimi i deklaratës publike të bërë nga drejtori Burgaj ka qenë arrestimi i 15 shtetasve shqiptarë në dy ditët e fundit për llogari të drejtësisë italiane.
Personat e arrestuar në Vlorë, Fier, Elbasan, Tiranë, Lac e Shkodër akuzohen për krime të rënda në Vrasja e gjyqtaritGjyqtarët, të gjithë në protestë Atentatet me bombe, ende misterVlorë, flasin familjarët e gjyqtarit Itali, si vrasje, shfrytëzim prositucioni, trafik droge, apo pjesëmarrje në organizata kriminale.
“Ratifikimi i marrëveshjes nga Parlamenti italian i hapi rrugën arrestimit të këtyre shtetasve shqiptarë të kërkuar nga drejtësia italiane. Policia e Shtetit do të hetojë edhe pasuritë e tyre për të verifikuar nëse janë në përputhje me ligjin”, ka deklaruar Burgaj.
Të gjithë të arrestuarit janë të dënuar me nga 5 deri në 17 vjet burg nga drejtësia italiane. Burgaj paralajmëroi arrestime të tjera të personave të cilët kanë kryer krime në shtetin fqinj.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Bulqizë, zjarr në mal, digjet bimësia
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në malin e Bardhë, në Bulqizë, ku si pasojë sipërfaqe të tëra bimësie janë djegur. Dell: Pro vendosjes së ligjit në veri
Shtetet e Bashkuara mbështesin qeverinë e Kosovës në shtrirjen e autoritetit dhe rendit e ligjit në veri të vendit. Kuci: Veriu, mjafton plani i Ahtisarit
Zëvendëskryeministri kosovar, Hajredin Kuci ka deklaruar se për veriun e Kosovës duhet zbatuar plani “Ahtisari” dhe asnjë variant tjetër. Jahjaga: FSK, pjesë e misioneve të NATO-s
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-major Erhard Drews. Prrenjas, aksident në minierë, 1 i vdekur
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në minierën e Katielit, në Prrenjas.
Lajmet kryesore
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
“Momenti kritik. Duam të shohim veprime, jo fjalë”
16 shtator, shteti sërish në veri
Francë, s’ka rrjedhje radioaktive
"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së