Shqiperia, mbeshtetje nga Luksemburgu
Zevendeskryeministri, njekohesisht ministri i Jashtem te Luksemburgut, Jean Asselborn gjate nje vizite qe zhvilloi dje ne Tirane zhvilloi takime me kryeministrin Berisha, ministrin e Jashtem, Lulezim Basha dhe Presidentit Bamir Topi. Gjate takimit qe zhvilloi me kryeministrin Berisha, perfaqesuesi i larte te Luksemburgut deklaroi se Shqiperia ka bere nje perparim te dukshem dhe kete mund ta shquante edhe vete, duke qene se per here te fundit e kishte vizituar vendin tone ne vitin 2006. Gjate fjales se tij, Asselborn shprehu mbeshtetjen e plote te Luksemburgut per liberalizimin e vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, ndersa theksoi se vendi i tij do te ratifikoje Protokollin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO para muajit prill. Gjate takimit me homologun Basha, Asselborn mes dy vendeve u nenshkrua edhe marreveshja e eliminimit te taksimit te dyfishte midis dy vendeve tona. Po keshtu gjate takimit me Presidentin Bamir Topi, ministri i Jashtem i Luksemburgut theksoi se vendi i tij, do te jepte mbeshtetje maksimale per proceset integruese te Shqiperise. Keshtu mbeshtetje e vecante u theksua nga ana e Asselborn edhe per sa i perket liberalizimit te vizave me Shqiperise dhe vendeve te tjera te Evropes.