E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria mbyll me fitore fazën e parë eliminatore në volejboll

Guba - Përfaqësuesja shqiptare në volejboll për meshkuj e ka mbyllur me fitoren 3-1 ndaj Moladavisë fazën e pare eliminatore për botërorin “Italy 2010”. Ndeshja e luajtur në Guba të Azerbaixhanit është dominuar nga vojbollistët tanë të cilët arritën të dilnin fitues nga kjo përballje.

Përfaqësuesja jonë arriti të fitojë në dy setet e para me rezultatet 25-22 dhe 25-21. Setin e tretë e fituan moldavët me rezultatin 25-16. Në të katërtin, djemtë e drejtuar nga Ylli Tomorri reaguan mjaft mirë, duke fituar 25-23. Me fitoren e këtij seti përfaqësuesja shqiptare e volejbollit për meshkuj i dha fund kështu kësaj ndeshjeje me Moladavinë.

Shipëria u rendit e dyta në grupin D pas Malit të Zi. Me këtë rezultat Shqipërisë i jepet mundësia për të shpresuar për kalimin në turin tjetër të kampionatit botëror “Italy 2010”, por kjo varet edhe nga rezultatet e grupeve të tjera.

Më poshtë do të paraqesim të gjitha rezultatet e ndeshjeve për grupin D të zonës europiane.

Dita e parë (9 janar)
Moldavi - Mali i Zi 0-3
Azerbajxhan - Shqipëri 0-3

Dita e dytë (10 janar)
Shqipëri - Mali i Zi 0-3
Moldavi - Azerbajxhan 3-2

Dita e tretë (11 janar)
Shqipëri - Moldavi 3-1
Mali i Zi - Azerbajxhan 3-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›