E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia me mire se Sllovenia ne leter

Nga SHBA, Eni Zejnati
Albania-sport- Ekipi i Sllovenise ka pasur renie keto kohet e fundit. Megjithese ne renditjen e FIFAs ata renditen ne vend te 72 dhe Shqiperia ne vend te 88, bie ne sy renia e madhe qe kane pesuar ne kete renditje. Nje vit me are ata renditeshin ne vend te 69, dy vjet me pare ne vend te 44 dhe tre vjet me pare ne vend te 36. Pra Sllovenia qe do te ndeshet neser ne "Loro Borici" nuk eshte me ajo qe mundte Italine 1-0. Gjithashtu kur shikon skuadrat ku aktivizohen lojtaret e tyre, te bie ne sy qe mungojne klubet e medha dhe madje edhe skuadra ne kampionate te forta. Ne sulm Shqiperia eshte padyshim me mire me Bogdanin, Kapllanin, Bushin, Berishen e Salihin, kur sllovenet kane vetem Birsa te (FC Souchaux) dhe Novakovic (FC Koln) qe ka 5 gola ne Bundesliga II. Dy sulmuesit e tjere te tyre jane nga Regionalliga gjermane dhe nga liga sllovene. Ne mesfushe gjithashtu nuk ka shume sllovene nga klube te medhenj. Koren (West Bron) dhe Ceh (FK Kihmki, RUS) jane te vetmit qe mund te permenden. Mbrojtja e tyre mund t ejete me e mire se ajo shqiptare ama, sidomos tani qe nuk eshte Hasi dhe mund te mungoje edhe Haxhi. Bie ne sy mbrojtesi i Marseille Cesar, Morec (Sturm Graz) dhe Filekovix (FK Krylya Sovetov, RUS). Pra ne pergjithesi kombetarja jone nuk eshte me poshte se ajo sllovene duke pare nivelin e lojtareve dhe fitorja eshte shume e mundshme. Ne mbrojtje kemi dobesi, prandaj te mos pesojme gol do te jete disi e veshtire por shpresa kryesore eshte sulmi yne qe nese funizohet si duhet i ka te gjitha mundesite te shenoje me lojtare si Bogdani, Kapllani e Bushi qe kane shenuar rregullisht kohet e fundit. Parashikimi im, fitore 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›