Mbërriti koha, vetëm për 3 pikë...

Nga Gert Carcani
Nuk është sllogan i huazuar por një realitet që sapo ka trokitur. "Loro Borici", dikur impianti që theu rusët, këtë radhë ka në fushë, sllovenët. Formacioni Baric, por pa Baric në stol nuk ka asnjë alternativë tjetër përvec 3 pikëve, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër vetëm të rikthejë pas shumë kohësh edhe emocionet e një 3-pikëshi, i munguar dhe i parregjistruar prej shumë ndeshjesh në kollonat e ekipit kombëtar të futbollit. Formacioni kuqezi me shumë emra aktivë në futbollin europian, dhe fatkeqësisht pa Taren (shumë i domosdoshëm ende për këtë skuadër kombëtare), të shtunën pasdite ka pengesën Slloveni, dhe duket sikur edhe pika nuk do të kënaqte askënd prej tyre. Jo sepse 4 ditë më vonë, vjen Bullgaria, por sepse, ka mbërritur dhe është tamam momenti më vendimtar për të marrë fitoren e munguar "në lashtësi". Fitore për tifozët, as më shumë e as më pak. Fitore për të rigjetur sërish nga kuqezinjtë nocionin e gëzimit final të plotë. Nëse presidenti Duka vendos 1-sh për përballjen anti-Slloveni, mbase do të shkoja më larg...personalisht nw 1-1, duke tentuar të përjetojmë shpërthimin e një stadiumi që në 45 minutat e para. Pse gaboj...????