E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia merr dhe jep me Lindjen, me shume se me pare Eglantina Nasi

Pa e levizur kurrsesi Bashkimin Evropian nga kryesimi i destinacionit te tregtise se saj te jashtme, Shqiperia se fundmi po shenon ndryshime te reja ne raportet e shkembimeve tregtare me vendet e tjera. Fjala eshte kryesisht per ato qe i perkasin Lindjes, te cilat duket se kane shenuar shifra ne rritje te tyre, si per importet ashtu edhe per eksportet. Keshtu, referuar raportit me te fundit te Institutit te Statistikave lidhur me tregtine e jashtme ne fundvitin e kaluar, vihet re se ndersa jane ulur eksportet "Made in Albania" me Greqine (10.171 milione leke), ato me Turqine, rezultojne te jene ne nje nivel me te larte (14.943 milione leke) per kete periudhe. Po ashtu, ne nivel te konsiderueshem vleresohet te jene edhe importet nga Kina e larget (34.452 milione leke), duke ia kaluar per nga niveli atyre me vende si Maqedonia (8.852 milione leke) etj, me te cilat dihet se vendi yne ka shenuar vitet e fundit nje rritje te dukshme te shkembimeve tregtare. Po keshtu, vende te Lindjes, me te cilat Shqiperia rezulton te marre mallra ne sasi te konsiderueshme prej tyre, listohen edhe Rusia (10.544 milione leke) apo Ukraina (6.613 milione leke) etj. Te tilla shifra krahasimore flasin per nje shtim te nuancave te tregtise se jashtme shqiptare, duke synuar qe mallrat "Made in Albania" te depertojne jo vetem ne vendet perreth nesh, qe gjenden ne kontinentin evropian, por te synohet qe ato te prezantohen edhe ne tregje me te largeta. Ne kete kuader, mund te permendim si nje vend tjeter, te piketuar per pretendimet e zgjerimit te tregtise sone te jashtme, edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Sipas te dhenave te INSTAT-it, pohohet se importet dhe eksportet drejt saj kane qene ne fundvitin e kaluar ne vleren e 7.966 milione lekeve. Ekspertet e Institutit te Statistikave, ne menyre zyrtare, gjate hartimit te raportit per tregtine e jashtme te Shqiperise ne muajin dhjetor te vitit te kaluar, kane pohuar se "disa nga partneret tane tregtare me te cilet veprimtaria e eksportit ka shenuar rritje jane Austria, Britani e Madhe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Turqia, Ukraina, etj". Ndersa shtojne me tej, se veprimtaria tregtare e importit te vendit tone, ka shenuar rritje drejt vendeve te tilla si Greqia, Gjermania, Italia, Kosova, Maqedonia etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›