E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja: Jo 2 standarde ne pagesen e demeve

Pagesat e demeve ne Shqiperi qe sot e tutje, do te behen duke u bazuar ne ligjin nr. 10076 date 12 shkurt 2009 "Per sigurimin e detyrueshem ne sektorin e transportit". Ky eshte konkluzioni qe buron nga Vendimi i shpallur te premten nga Gjykata Kushtetuese. Institucioni gjyqesor me i larte ne vend ka vene ne pah se rendi juridik nuk eshte nje radhitje e barasvlershme normash, por nje sistem hierarkik, nje piramide aktesh normative ku ne maje te saj qendron Kushtetuta, e cila perben burim per aktet e tjera juridike, evidenton perparesine qe marrin ligjet e parlamentit shqiptar mbi te gjitha aktet e tjera.

Paqartesia qe ekzistonte ne praktiken gjyqesore mbi menyren e kryerjes se pagesave te demeve, e merr pergjigjen definitive me kete vendim te Gjykates Kushtetuese, e cila nepermjet nje interpretimi pajtues orienton per ligjin qe duhet te zbatohet. Objekt i ketij gjykimi, qe rrezoi kerkesen e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, kishte te bente me faktin nese pagesat e demeve ne Republiken e Shqiperise duhet te behen duke u bazuar ne vendimin unifikues te Gjykates se Larte, qe i referohej nje ligji te shfuqizuar tashme te vitit 1992, apo ne ligjin ekzistues te vitit 2009, qe aktualisht eshte ne fuqi.

Zgjidhja perfundimtare qe Gjykata Kushtetuese beri nepermjet ketij interpretimi kushtetues, i preu perfundimisht rrugen mundesise per dy interpretime kundershtuese me njeri tjetrin, te cilat rezultonin ne vlere monetare te ndryshme per te njejtin rast sigurimi, duke shkelur ne kete menyre parimin e barazise midis paleve ne proces. Problemi i pageses se demeve me dy standarde eshte bere hera heres objekt abuzimi. Per kete qellim vetem para pak kohesh, nisur edhe nga disa denoncime qe Kompanite e Sigurimeve kishin bere ne organet perkatese, Autoriteti I Mbikeqyrjes Financiare (AMF) ka hequr licencat per disa vleresues demesh, te cilet ishin bere shkaktar per te deformuar vendimmarrjet gjyqesore.

Gjykata Kushtetuese me ane te vendimit te shpallur, pjesa arsyetuese e te cilit eshte e detyrueshme njelloj si diapozitivi, ne piken 14 te tij u shpreh se Ligji i ri duke bere nje rregullim specifik te formules se llogaritjes ka vendosur rregulla te pergjithshme per cdo subjekt sigurimi dhe standarde te njejta ne trajtimin dhe vleresimin e pagesave te demeve ne territorin e Republikes se Shqiperise. Me kete ligj te posacem, ligjvenesi plotesoi boshlleqet ligjore qe ekzistonin ne kete fushe dhe qe nxiten dhe sollen nevojen per interpretimin e disa dispozitave te pergjithshme te Kodit Civil nga ana e Gjykates se Larte.

Si rrjedhoje e ketij arsyetimi kushtetues shmanget qendrimi me dy standarde qe gjykatat shqiptare mbanin ne praktiken gjyqesore duke u bazuar ne nje vendim unifikues qe interpretonte nje ligj te shfuqizuar dhe nuk zbatonin ligjin qe Parlamenti Shqiptar kishte miratuar. Ky qendrim i Gjykates Kushtetuese perputhet edhe me qendrimin qe Keshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave paraqiten ne pozicionin e tyre si subjekte te interesuara, ne kete gjykim kushtetues.

Me kete vendim, Gjykata Kushtetuese, ne kuptim edhe te standardit kushtetues te sigurise juridike, vendosi rregulla per zbatimin e njellojte te normave ligjore, me qellim shmangien e abuzimeve ne fushen e sigurimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›