E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH u rikthen koeficientet universiteteve per ndryshim Luljeta Ndoka

Ministria e Arsimit dhe e Shkences u ka kthyer universiteteve publike koeficientet qe ata kishin propozuar, duke qene se ato nuk perputheshin me ndryshimet e procesit te Matures Shteterore per kete vit. Burime nga MASH kane bere me dije se propozimet qe universitetet u kane bere, kane qene identike me propozimet e vjetshme, cka nuk mund te pranohej nga ky dikaster. Kjo, pasi sivjet jane lajmeruar koeficiente te ndryshem nga te viteve te kaluara. Keshtu, ndryshe nga vitet e kaluara, kur ne dispozicion te maturanteve ishin vetem koeficientet 1,0 dhe 1,3 dhe vitin e kaluara ishte edhe koeficienti 1,4 kete vit do te jete krejt ndryshe. Sipas udhezimit te ministrit te Arsimit dhe Shkences, sivjet do te kete larmi koeficientesh per llojet e shkollave te mesme dhe per lendet. Behet fjale per koeficientet: 1.0, 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4. Keta do te caktohen ne baze te llojit te shkolles dhe llojit te lendes per maturantet. Nese keta te fundit do te bejne kombinimin e duhur atehere kane shanse qe te marrin sa me shume kredite. Gjithashtu, ndryshime ka pesuar edhe menyra e llogaritjes se pikeve. Pasi zbatohet formula, i gjithe rezultati shumezohet me 5 per efekt referimi te pikeve ne maturat e meparshme. Ndersa tre kushte qe vene specialistet e MASH kane te bejne pikerisht me teorine profesionale, lendet e muzikes dhe gjuhen e huaj. Kusht, maturantet/kandidatet e shkollave profesionale kane te drejte te zgjedhin lenden "Teori profesionale" si nje nder lendet me zgjedhje. Lendet e muzikes do t'i zgjedhin vetem ata qe kane kryer shkollen e mesme te muzikes ndersa per gjuhen e huaj te pare, duhet te jete patjeter ne planet mesimore te kandidatit. Nderkaq, jane publikuat edhe formularet A1 dhe A1Z te matures shteterore. Ne rast se maturanti, ka bere gabime ne plotesimin e formularit, ai mund te plotesoje nje formular tjeter A1, i cili zevendeson te parin. Zevendesimi i formulareve mund te pranohet nga Komisioni Shkollor i Matures Shteterore (KSHMSH), vetem brenda afatit te dorezimit te tij, pra 10 mars 2012. Pas ketij afati maturanti nuk ka te drejte te beje ndryshime te tjera. Sipas udhezimit, formularet A1, pas plotesimit, kontrollohen me kujdes per saktesine dhe me pas firmosen nga maturanti, mesuesi kujdestar dhe drejtori i shkolles dhe me pas vuloset me vulen e shkolles.

Risia, shtohen koeficientet

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur ne dispozicion te maturanteve ishin vetem koeficientet 1,0 dhe 1,3 dhe vitin e kaluara ishte edhe koeficienti 1,4 kete vit do te jete krejt ndryshe. Sipas udhezimit te ministrit te Arsimit dhe Shkences, sivjet do te kete larmi koeficientesh per llojet e shkollave te mesme dhe per lendet. Behet fjale per koeficientet: 1.0, 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4. Keta do te caktohen ne baze te llojit te shkolles dhe llojit te lendes per maturantet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›