E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e Kosoves: Te gjithe ishin te ftuar ne ceremoni

Ambasada e Kosoves ne Shqiperi informuar dje ne lidhje me proceduren protokollare te zhvilluar dy dite me pare me rastin e inaugurimit te godines se re te kesaj ambasade ne Tirane. Duke ju dhene pergjigje pretendimeve te ngritura ne media ne lidhje me mungesen e Presidentit Bamir Topi ne kete ceremoni, ambasada bene te ditur se ne kete aktivitet kane qene te ftuar te gjitha autoritet me te larta te shtetit shqiptar. "Ambasada e Republikes se Kosoves ne ceremonite e organizuara prej saj ka ftuar te marrin pjese te gjithe autoritetet me te larta te shtetit shqiptar", beri te ditur dje Ambasada e Republikes se Kosoves ne Tirane. Ne njoftimin e saj, ambasada sqaron se, ceremonite e organizuara me rastin e 4-vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Kosoves, perurimi i selise se Ambasades se Republikes se Kosoves ne Tirane dhe pritja me rastin e 4 vjetorit te Pavaresise se Kosoves, jane organizuar nga Ambasada e Republikes se Kosoves ne Tirane, ndersa ceremonia e perurimit te rruges "Ibrahim Rugova", ka qene kompetence e Bashkise se Tiranes. "Sqarojme se nuk eshte ne kompetence te Ambasades se Republikes se Kosoves ne Tirane, te beje ftesa per ceremonite apo veprimtarite qe organizojne institucionet e shtetit shqiptar, te nivelit qendror apo lokal. Sqarojme gjithashtu se ne veprimtarite e organizuara nga Ambasada e Republikes se Kosoves ne Tirane, Protokolli Shqiptar nuk ka pasur dhe nuk ka akses", beri te ditur dje Ambasada e Kosoves ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›