E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria merr fitore me vuajtje. 2 golat e Asllanit na japin vendin e parë në grup

Shqipëria ka marrë një fitore me vuajtje sonte duke mposhtur San Marinon me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje ku objektivi kryesor ishte marrja e tri pikëve dhe ia dolën të sigurojnë suksesin përballë San Marinos.

Me këtë rezultat, Shqipëria ngjitet në vendin e parë të Grupit C1, duke lënë pas Finlandën dhe Bjellorusinë.

Fitorja i jep Kombëtares një pozicion të rëndësishëm në garën për kreun e grupit, ndërsa sfida e ardhshme do të jetë vendimtare për të përcaktuar përfundimisht renditjen.

Të dy golat e Shqipërisë u shënuan nga Kristjan Asllani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›