Wollfarth: Konsensus për reformën e presidentin
Kreu i Prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth tha sot se populli shqiptar duhet të shohë një kod zgjedhor të miratuar me konsensus dhe një president të zgjedhur me një proces kushtetues, që i tregon shqiptarëve se si mund të bashkohet politika në zgjedhjen e kreut të shtetit.
Wollfarth foli në përurimin e sallave të rikonstruktuara të komisionit të ligjeve, si dhe salla e re e gazetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, të bëra të mundura me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së.
Në fjalën e tij, ambasadori u ndal në dy momente të rëndësishme; reforma zgjedhore dhe zgjedhja e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.
Kuvendi është afruar shumë afër finishit të reformës. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve se ato i marrin karriget për të shprehur vullnetin e shqiptarëve, dhe populli shqiptar duhet të shoh një kod zgjedhor të miratuar me konsensus. Presidenti? Unë shpresoj të shohim një proces me një frymë të mirë. Unë shpresoj të shohim një proces kushtetues që i tregon shqiptarëve se si mund të bashkoheni në zgjedhjen e kreut të shtetit.- tha Wollafarth.
Wollfarth u shpreh se dialogu përçon sinjalet më shpresëdhënëse, duke shtuar se, konsensusi politik është i nevojshëm., pasi kjo do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë aspirata e saj drejt integrimit.
Wollfarth ka leshuar edhe nje mesazh ngushellimi per te gjitha familjet e viktimave te aksidentit tragjik te Himares.