Shqipëria merr pjesë në teatrin eksperimental në Egjipt
Shqipëria përfaqësohet për të parën herë në festivalin e teatrit eksperimental në Egjipt me një pjesë të dramës moderne kombtare.
"Një histori humbësish ose mos pështyni përtokë!" tragjikomedia e shfaqur në Shkodër, Durrës dhe Korçë në pranverë, është historia e një ish punonjësi të Sigurimit të Shtetit, Përparimit, Bernardit të interpretuar nga aktori Gulielm Radoja që është arratisur nga Shqipëria pas viteve '90 për tiu ruajtur ndryshimeve demokratike.
Gjuha teatrore harmonizohet në bashkpunimin e skenografit Erjon Talani me aktorët e tjerë si Rita Gjeka, Enver Hyseni dhe Jozef Shiroka. Këtë qershor dramaturgu i suksesshëm shkodran Stefan Capaliku u prezantua me vlerësime në pjesën "Allegretto Albania" në Bienalen e Teatrit në Visbaden.
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Eksperimental në Kajro në edicionin e 23, zhvillohet nga data 10-20 tetor në mjediset e Operës së Kajros.Me trofeun e Sokratit, Mirush Kabashi ka marrë pjesë disa vjet përpara me monodramën "Apologjia e vërtetë e Sokratit" i vlerësuar me çmimin e lartë për interpretimin.