E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katy Perry e kënaqur me të fejuarin e saj

Kaliforni, 13 gusht - Këngëtarja Katy Perry është shprehur se i fejuari i saj i shndërruar nga komik në njeri serioz, Russell Brand, e ka inspiruar atë që të pijë më pak gjatë festave të ndryshme. Këngëtarja e hitit “California Girls”, e cila është në lidhje me komikun britanik që nga dhjetori, ka thënë se ajo ka dëshirë që të dalë herë pas here me miqtë e saj nëpër festa të ndryshme, por maturia e të fejuarit të saj ka ndikuar për të mirë tek ajo.

“Mua ende më pëlqen të dal me miqtë dhe ende më pëlqen alkooli. Por, kam mësuar nga disa prej miqve të mi dhe nuk pi aq sa jam mësuar. Nata ime e fundit e madhe ka qenë ndoshta në Festivalin Coachella. Jam e lumtur që Russell është i matur, për arsye se ka pasur ndikim në mua. Më dërgon në një drejtim më të mirë”, ka thënë Perry.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›