Shqiperia merr presidencen e 37-te te PABSEC

Shqipëria ka marrë presidencën e 37 të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Detit të Zi, e njohur si PABSEC. Jozefina Topalli do të jetë presidentja.
Në Kiev kjo asamble zhvilloi punimet, kryetarja e kuvendit shqiptar mbajti dhe fjalën e rastit duke e quajtur këtë rol një privilegj. Më herët gjatë qendrimit të saj në Ukrainë, Topalli takoi dhe presidentin e vendit, Viktor Janukoviç.
Ai shprehu idenë e ngritjes së një komisioni ekonomik dypalësh. Gjithashtu vendosjes së një linje direkte ajrore Kiev- Tiranë. Topalli takoi dhe kryeministrin ukrainas, të cilin e ftoi në një vizitë zyrtare në Shqipëri.