Shqipëria merr statusin, Sequi i dorëzon progres-raportin Berishës
Pas publikimit nga Stefan Fule, kreu i ambasadës së Bashimit Europian, Ettore Sequi i ka dorëzuar zyrtarisht kreut të qeverisë Berisha progres-raportin për Shqipërinë. Në fjalën e tij Sequi e konsideroi një hap shumë të rëndësishëm për vendin tonë, ndërsa ka kërkuar më tepër angazhim në disa cështje me rëndësi si reforma në gjyqësor, administrata publike dhe reforma parlamentare. Po kështu me mjaft rëndësi Sequi e ka vlerësuar dhe përpjekjen e mëtejshme në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ky raport mbulon një periudhë prej 12 muajsh dhe gjitha kriteret për anëtarësimin në BE. Ky raport është një udhëzues edhe për të ardhmen. Këtu janë mbuluar progresi, përparësitë që janë bërë gjatë vitit të shkuar dhe duke u bazuar në këtë ecuri KE i rekomandon KiE ti japë sytatusin pasi të jenë përmbushur disa kritere kyce, kryesisht në reformën në gjyqësor, administratën publike dhe reformën paralmentare. Sa i përket detajeve kemi të bëjmë dhe projektligjin për Gjykatën e lartë dhe atë projektligjit civil. Duam të shohim më shumë dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Marrja në konsideratë e faktit që integrimi në BE është një axhendë dhe qëllim kombëtar që ndahet nga të gjithë që do të thotë mobilizim total për përmbushjen e objektivit” tha ai.
Nga ana tjetër Kryeministri Sali Berisha teksa e cilësoi raportin dokumentin më të rëndësishëm që kemi marrë nga Brukseli gjer sot, e ndau këtë sukses me të gjithë partnerët europianë që e kanë mbështetur Shqipërinë në rrugën europiane, po ashtu ka falenderuar edhe opozitën për kontributin e saj në kalimin e ligjeve të rëndësishme, si kodi zgjedhor, imuniteti etj. Po kështu kreu i qeverisë ka vlerësuar se objektivi i radhës mbetet hapja e negociatave, ndërsa shprehu angazhimin maksimal të mazhorancës për përmbushjen e reformave të papërmbushura.
“Në 22 vite bashkëpunimi me BE, KE, ky është dokumenti më i rëndësishëm që kemi marrë nga Brukseli derimë sot, një dokument historik ku KE u rekomandon vendeve anëtare për Shqipërinë statusin kandidat. 100 vjet përpjekje të Shqipërisë dhe shqiptarëve s`kanë pasur dhe s`kanë përkushtim tjetër vecse integrimin në rrugën euriopiane, është vlerësimi më i madh që bëhet në 100 vjetorin e pavarësisë. Kjo mbështetje përbën për qeverinë time një fakt shumë të rëndësishmë për një angazhim më të madh. Falenderoj opozitën për kontributin e saj për miratimin e ligjeve me rëndësi si kodi, imuniteti, falenderoj dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë. KE kërkon që ndërkohë të votohen tre ligje të cilat janë në parlament, po unë angazhohem të bëj çdo gjë që është e mundur brenda parimeve të një sistemi demokratik dhe ato mund të votohen në besimin tim që javën tjetër. Raporti sugjeron hapjen e negociatave pas procesit zgjedhor dhe vlerësimit të këtij procesi e konsideroj logjik këtë kërkesë. Do bëjmë gjithçka për proces zgjedhor të lirë e të ndershëm. Së dyti gjëja më normale që fushata në prag të fillimit të saj të tregohet durim që pas përfundimit të zgjedhjeve dhe me to të dëshmojmë që meritojmë hapjen e negociatave" deklaroi Kryeministri.