E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi, Arvizu: Mundësi historike, më shumë bashkëpunim

Ambasada Amerikane ka përshëndetur rekomandimin e KE për marrjen e statusit kandidat të BE-së nga Shpipëria. Në një deklaratë të shpërndarë për media, ambasadori i SHBA-së i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e ka konsideruar vendimin e sotëm të KE, një dëshmi te politikave konstruktive ne Shqipëri.
 

Duke e konsideruar raport-progresin e prezantuar nga Stefan Fyle një mundësi historike për shqiptarët, Arvizu garantoi se SHBA do të mbështesë me forcë përpjekjet e Shqipërisë për integrim në BE.
 

Nga ana tjetër diplomati amerikan ka shtruar nevojën për më shumë bashkëpunim mes palëve, në mënyrë që të përmbyllen reformat e papërfunduara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›