E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia miqesore me Katarin ne Spanje

Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Katarin në Spanjë më 22 maj të këtij viti. Lajmi u bë i ditur nga zyra e shtypit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ditën e martë.

Kështu, pasi është fiksuar data 15 gusht në Tirane me Moldavinë vjen kjo miqesorë tepër interesante me skuadrën e Katarit, e cila i ka rritur se tepërmi interesat me futbollin, edhe sepse Botërori 2022 do të zhvillohet në vendin e vogël, por shumë të njohur për pasuritë e tij.

Futbollistët e De Biasit kanë kështu një mundësi mjaft të mirë për të bindur trajnerin italian të kuqezinjve për një vend në listën e tij të preferuar.

Takimi me Katarin do të zhvillohet në Madrid në një kohë të përshtatshme për zhvillimin e takimeve miqësore. Kjo është hera e parë që skuadra e Shqipërisë luan me përfaqësuesen e këtij vendi të vogël.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›