Bajgora nis stërvitjet me Flamurtarin

Mbrojtësi i Flamurtari, Valon Bajgora, të martën ka filluar stërvitjet me skuadrën kuqezi. Bajgora deri më tani nuk ishte paraqitur fare në stërvitje për shkak të mosmarrëveshjeve me klubin. "Valoni nuk ka qenë deri më tani asnjë stërvitje, por ai tashmë ka filluar dhe shpresojmë të përgatitet sa më mirë për fillimin e kampionatit. Ai është lojtar i rëndësishëm për ne dhe shpresoj se do të na ndihmoj shumë gjatë këtij kampionati. Edhe Qëndrim Kida është paraqitur në stërvitje", ka thënë drejtori i Flamurtarit, Agim Hasani.