E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni "Bulevard", 9 në pranga për drogë

Operacioni i koduar "Bulevard" ka vënë në pranga 9 persona mes tyre edhe student si dhe një vajze 17 vjeçare. Sipas policisë së Tiranës mësohet se është sekuestruar edhe sasi e lëndës narkotike e dyshuar si kanabis 1.kg e 300 gramë, ndërsa në pranga janë vënë Klevis Abazaj, 19 vjeç ,Xh.G, 17 vjeçe, Gjergji Ndini, 20 vjeç
Gerin Hasaj, 20 vjeç, Ervin Taullau, 26 vjeç, Ergys Hasaj, 21 vjeç- Armand Beaj, 22 vjeç, Albano Kolonjari 20 vjeç dhe Alban Belulaj, 21 vjeç. Nga hetimet paraprake, rezultoi se të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin realizonin shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike canabis sativa, pranë Bulevardit "Zogu I" në Tiranë. Kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i tyre u bë në rrugën "Maliq Muço", në afërsi të Bulevardit "Zogu I", ku përveç drogës janë sekuestruar edhe 8 copë telefona celular si dhe shuma e parave 139 000 lekë. Sipas burimeve të arrestuarit janë kryesisht studentë në Tiranë dhe për të realizuar shitjen e kësaj lënde narkotike, kishin marrë një banese me qera ndërsa dyshohet se lënda narkotike vinte nga jugu i Shqipërisë, nga Klevis Abazaj dhe XH.G, ku këto të fundit vinin si miq në banesën e marrë me qera nga të arrestuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›