E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasat fiskale, gjobiten biznese të mëdha

19/05/2010 Afati i fundit, 30 qershori

DURRES- Rreth 100 subjekte të biznesit të madh janë penalizuar për arsye se nuk janë pajisur me kasat elektronike fiskale brenda afatit të përcaktuar nga qeveria shqiptare. Drejtoria rajonale e Tatim-Taksave në qytetin e Fierit ka dalë me një deklaratë zyrtare në të cilën u jep goditje bizneseve të mëdha, të cilat operojnë prej vitesh në qytetin e Fierit, ku vetëm në dy ditët e fundit janë gjobitur 25 biznese. Sipas këtyre burimeve, bizneset nuk i janë përgjigjur vendimit, i cili u jepte mundësi deri më datën 31 dhjetor që të merrnin regjistruesin elektronik. Përgjegjësja e shërbimeve për tatimpaguesit, Rudina Gjeka, ka deklaruar se tashmë janë bërë evidentimet përkatëse dhe në listë janë përfshirë ata që kanë rezultuar si shkelës të ligjit. “Drejtoria e tatimeve ka nisur penalizimet për 95 subjekte me TVSH për mospajisjen me regjistruesin elektronik fiskal brenda afatit ligjor, i cili përfundoi në fund të dhjetorit. Gjobat që variojnë nga 20 – 100 mijë lekë do të ndëshkojnë këto biznese pavarësisht pretendimeve të tyre. Ndërkohë unë bëj me dije se deri në afatin e caktuar në Fier janë pajisur me kasë elektronike rreth 600 subjekte”, ka vijuar Gjeka. Por kjo masë është artikuluar si e padrejtë nga vetë bizneset e përfshira. Një pjesë e tyre shprehen se ende nuk kanë një njoftim zyrtar, siç ndodh gjithmonë në rast të ndryshimit të ligjit për biznesin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›