“Shqipëria, mrekulli e turizmit, amerikanët të investojnë”

Presidenti i Coca - Colas, Muhtar Kent zbulon përvojën e tij në Shqipëri
Duke marrë fjalën Presidenti i Coca – Colas, Muhtar Kent u shpreh i entuziazmuar për organizimin e forumit të parë ekonomik Shqiptaro-Amerikan, ndërsa theksoi se kjo do jetë një shtysë e madhe për çuarjen e investimeve amerikane në Shqipëri.
“Uroj që ju të keni pasur një takim të mirë dhe shumë projekte të mira që do të dalin nga ky Forum, për të investuar më tej në Shqipëri”, u shpreh Kent.
Presidenti i Colas informoi të pranishmit mbi vizitën e tij të parë në Shqipëri në vitin 1991 dhe takimin e parë me doktor Berishën.
“Kur mora një letër nga Kryeministri Berisha, rreth një muaj më parë, duke më ftuar të isha këtu, më dha një kënaqësi të madhe. Ishte në fillim të viteve ‘90, për të qenë të saktë 1991, kur takova për herë të parë doktor Berishën. Ishte udhëtimi im i dytë në Shqipëri, në atë kohë dhe dikush më tha që duhet të shkoja të vizitoja një doktor Berisha. Ishte hera e parë që diskutohej për politikë dhe po ndodhte tranzicioni për demokraci. Vizitova Shqipërinë, sepse në atë kohë isha në Vjenë, isha presidenti i Coca – Cola për Europën Qendrore dhe Lindore dhe doja të investoja në Shqipërinë e pas Ramiz Alisë dhe takova doktor Berishën, më pas President Berishën, tani Kryeministër Berishën, liderin e vendit të mrekullueshëm në Shqipëri. Në atë kohë i thashë vetes se ky njeri po më jep shumë besim, madje që përpara se të zgjidhej Kryeministër, jo vetëm për investimin tim, por për të ardhmen e vendit të tij, për vizionin që kishte për vendin e tij që në 1991. Ndërkohë që vendi po ndryshonte nga një prej vendeve më të varfër në atë kohë, jo vetëm në Europë, por në botë, ai kishte një vizion të madh, se si do ta kthente Shqipërinë në një vend të begatë në Europën Juglindore. Dhe patëm shumë diskutime së bashku në atë kohë, tha ai, duke vijuar se, tani pas pothuajse 20 vjetësh, ju po flisni për një Shqipëri që ka kaluar nga niveli i të ardhurave për frymë prej rreth 200 dollarësh në 8000 dollarë. Megjithatë ky është vetëm fillimi i atij udhëtimi. Jam i bindur që ky është fillimi i atij udhëtimi, prandaj në atë kohë unë besova dhe bëra një investim prej 50 milion dollarë, së bashku me partnerët e mi italianë, në Shqipëri, për të investuar në një fabrikë moderne të Coca – Cola-s. Kur investon në një vend, Coca - Cola jo vetëm krijon vende pune direkte, por zakonisht efekti multiplikativ është 10 me 1. Kështu, për çdo punë që krijon Coca – Cola, krijohen 10 vend pune në zinxhirin e furnizimeve, prodhimin e shisheve, reklamat, transportin etj... Kjo ndodhi në Shqipëri dhe jo vetëm kjo, për shkak se partnerët tanë investues ishin italianë. Kjo krijoi një urë të mrekullueshme midis Italisë dhe Shqipërisë në vitet që erdhën dhe lulëzoi në investime të shumta që janë bërë në Shqipëri. Elementi më i rëndësishëm është se ju krijoni një marrëdhënie me dikë, siç bëri në atë kohë doktor Berisha. Shumë gjëra ndodhën në vitin 1997, ndodhi një ndryshim në qeverisje. Doktor Berisha kaloi në opozitë. Unë u bëra një sipërmarrës në biznesin e Coca - Cola-s, u bëra një mbushës shishesh etj., dhe vite më vonë, teksa ngjisja shkallët e hotelit Belvedere në Davos, në vitin 2005, e pashë, e përqafova. Të gjithë u përqafuam. E urova dhe i thashë se tani fillon një fazë e re e një udhëtimi begatie në Shqipëri. E thashë nga thellësia e zemrës”, vijoi ai.
Muhtar Kent përcolli mesazhin e tij për investitorët amerikanë, duke eksploruar fushën e turizmit, e cila sipas presidentit të Colas është një mundësi e shkëlqyer si për biznesmenët ashtu edhe për Shqipërinë, për bukuritë përrallore turistike që gëzon gjatë gjithë vijës së bregdetit.
“U them të gjithë investitorëve të mundshëm nga SHBA që do të duan të investojnë në Shqipëri, që ka shumë potencial, do të ketë shumë hotele të bukur me 5 yje. Vazhdoj t’i them të gjithë miqve të mi që janë në biznesin e hoteleri-turizmit që ka potencial të jashtëzakonshëm. Kur ju jeni në bregdetin shqiptar, shikoni Korfuzin dhe kur shkoni në Korfuz dhe shikoni bregdetin shqiptar, ai është shumë i ndryshëm, është shumë më i bukur, për shkak të maleve të larta, të maleve shkëmborë, të natyrës. Deti vetë është i paprekur, natyral, i gjelbër dhe e di se shumë ditë më të shkëlqyera e presin Shqipërinë dhe popullin e saj. Sërish ka të bëjë me marrëdhëniet, ka të bëjë me faktin se kur beson dikë, siç besova unë në atë kohë tek President Berisha, ne ishim të lumtur të inauguronim fabrikën me partnerët italianë, në vitin 1994, kur erdhëm me familjen Buzi dhe premë fjongon së bashku dhe që prej asaj kohë ajo fabrikë ka krijuar shumë vende punë, ka paguar shumë taksa dhe ka gjeneruar shumë interes për vendin. Mund t’i them çdo investitori të mundshëm në SHBA se ky është një vend që nuk do të ndalet. Është një vend që ka dinamizëm, një vend ky njerëzit besojnë në të ardhmen e tyre, falë lidershipit të Kryeministrit Sali Berisha. Dhe unë dua ta komplimentoj. Nuk mund t’ju them sa i gëzuar jam që jam në praninë e zonjës Berisha, Kryeministrit Berisha, me ju të gjithë në këtë mbrëmje, dhe t’i uroj popullit shqiptar begati të vazhdueshme”, deklaroi më tej presidenti i Coca-Colas, Muhtar Kent.