E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, i ftuar në konferencën e Forumit “Klinton”

21-09-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë në konferencën e Forumit “Klinton”, nismë që drejtohet nga ish-presidenti i SHBA-ve Bill Klinton. Konsultimet e sivjetme janë përqendruar tek rritja e burimeve energjetike, infrastruktura, politikat e buxhetimit si dhe ndotja globale

Në vijim të axhendës së aktiviteteve që po zhvillon në New York, kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në hapjen e punimeve të Forumit Klinton, i cili drejtohet nga ish-presidenti i SHBA-ve Bill Klinton. Gjatë punimeve të këtij forumi, Kryministri Sali Berisha dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, patën rastin të takojnë dhe të bisedojnë për pak çaste më ish-presidentin amerikan Bill Klinton.
Ky forum treditor, ku marrin pjesë personalitete të larta të politikës të vendeve të ndryshme, ekspertë të ekonomisë botërore, etj, këtë vit fokusohet në diskutimin e ideve për një rritje të qëndrueshme të burimeve energjetike dhe infrastrukturës, në kushtet e një buxheti të tendosur.
Në panelin e sesionit ishin të pranishëm, Presidenti i Komisionit Evropian Manuel Barroso, Presidenti i Meksikës Felipe Calderon, Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma, Presidenti i Sllovenisë Danilo Turk, kryeministri i Norvegjisë Stoltenberg, Kryeministrja e Bangladeshit etj.
Në sesionin hapës, diskutimi u fokusua te ndryshimet klimaterike, ndikimi i tyre në rritje, mbi zhvillimin ekonomik, social, mbi vende të veçanta, ashtu si dhe në aspektin global dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje, ligjërisht detyruese për reduktimin e ndotjes. Të gjithë diskutuesit që morën fjalën theksuan nevojën që samiti që do të mbahet në Durban në Afrikën e Jugut të shënojë progres të dukshëm në drejtim të përballimit të kësaj sfide globale.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›