E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria mund ta sfidojë Spanjën

Kombëtarja e Shqipërisë ka mundësi që në një të ardhme të afërt ta zhvillojë një ndeshje miqësore kundër përfaqësueses më të fortë aktualisht në botë, Spanjës.

Për këtë, sipas mediave shqiptare, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka marrë premtime nga krerët e futbollit spanjoll, të cilët kanë konfirmuar se miqësoren ndaj kuqezinjve tashmë e kanë futur në agjendën e tyre, por duhet pritur derisa të caktohet edhe data dhe vendi i zhvillimit të takimit.

Këtë e ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani. “Po, i kemi bërë një kërkesë për ndeshje miqësore Spanjës disa kohë më parë dhe përgjigjja, ose më mirë të themi vullneti i tyre ishte pozitiv. Për të qenë korrektë, ata na premtuan se ishin gati të zhvillonin një ndeshje miqësore me ne, por kjo ka ndodhur para se të shpalleshin kampionë bote. Megjithatë, kemi pasur kontakte të vazhdueshme dhe ata na kanë premtuar se do të luajmë një miqësore së bashku me t’u krijuar mundësia”, citohet të ketë thënë Prodani nga Panorama Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›