E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala e shijon sezonin e fundit

Altin Lala është duke e zhvilluar sezonin e fundit të karrierës së tij. Mesfushori shqiptar thotë se është duke e shijuar çdo ndeshje, në të cilën i jepet rasti me ekipin e Hannoverit. “Duke e parë moshën time, nuk aspiroj të luaj rregullisht. Mirëpo, dëshiroj të luaj sa më shumë, jam i nderuar për çdo rast që më jepet”, ka thënë ish përfaqësuesi shqiptar.

Hannoveri e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në pozitën e shtatë. Ndërkaq, ai i ka treguar edhe objektivat e klubit të tij këtë sezon. “Duhet ta mbajmë këtë pozitë të qetë. Mendoj se mund të përfundojmë në pozitën e pestë ose të gjashtë”, mendon Lala. Pozita 5 ose 6 do të thoshte se Hannoveri do të luajë edhe sezonin tjetër në Europa League.

Ndërkohë, 36 vjeçarin e ka lavdëruar edhe shoku i tij i skuadrës, amerikani Steve Cherundolo, me të cilin luan prej një dekade së bashku. “Altini ka një talent të jashtëzakonshëm, është lojtar i mençur”, tha 32 vjeçari. Lala premton se do ta vizitojë ekipin e Hannoverit edhe pasi ta përfundojë karrierën. Pas saj mendon ta fillojë punën e re, sigurisht, prapë në botën e futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›