Shqipëria mundet 2-1 nga Luksemburgu
Një ndeshje katastrofë, e përgatitur në mënyrën më të keqe dhe që ka përfunduar me disfatë. Shqipëria është mundur 2-1 në Luksemburg, duke dhuruar një mbrëmje të tmerrshme të futbollit shqiptar, i kthyer shumë mbrapa në kohë. Një disfatë e pamenduar përpara fillimit të takimit edhe pse mungesat e disa titullarëve kanë bërë të vetën.
Humbja e lë kombëtaren në kuotën e 8 pikëve, 4 më pak se Bjellorusia e vendit të katërt, një objektiv që tashmë mund të quhet përfundimisht i paarritshëm.
Ndeshja në Luksemburgu ka dhuruar një nga lojërat më të dobta të ekipit përfaqësues, i cili e ka mbyllur 90-minutëshin me 9 vetë për shkak të kartonave të kuq të marrë nga Agolli dhe Bogdani. “Katastrofa e mbrëmshme” në të vërtetë shënon një nga rezultatet më të dobta të viteve të fundit për ekipin kombëtar.
Ndeshja
Sfida u duk e vështirë që në fillim, pasi Luksemburgu nuk qëndroi aspak në mbrojtje, por sulmoi duke kërkuar golin. Një gjuajtje e Skelës në portë në fillim, u pasua nga disa aksione të shpejta të vendit të vogël të Evropës. Minuta e 27-të sjell golin e parë për Luksemburgun, për hir të së vërtetës, super i merituar.
Një minutë më pas, Bogdani ka gabuar me portë bosh, ndërsa në fundin e pjesës së parë ka patur kohë edhe për një rrofeshatë të bukur të Salihit. E dyta ka nisur me një karton të kuq për Agollin, që ka tentuar të godasë me pëllëmbë një kundërshtar. Pas një 10 minutëshi të mirë, Shqipëria ka gjetur golin në minutën e 64-t me anë të Erjon Bogdanit, që shtyu në rrjetë një top të goditur fillimisht nga Skela.
Vendasit më pas janë hedhur sërish në sulm dhe 12 minuta para fundit, Hoakim ka goditur në mënyrë spektakolare në zonë, duke mposhtur për herë të dytë Ujkanin. Pesë minuta para fundit, Shqipëria ka mbetur me 10 vetë për shkak të kartonit të kuq të Bogdanit, të cilin e tradhtuan nervat.
Prapaskenat
Shkaqet e humbjes në Luksemburg kanë qenë të shumta, por një rol të madh ka patur edhe situata brenda ekipit.
Në fillim ishte një presion i Lorik Canës për të marrë shiritin e kapitenit në ndeshjen me Francën, gjë që nuk u prit mirë nga emra si Skela dhe Duro, me të parin që është zëvendës kapiten dhe i takonte shiriti. Ndërkohë, Klodian Duro ka kërkuar patjetër të jetë në fushë, madje burime pranë stafit kuqezi bëjnë të ditur se ai dhe disa lojtarë të tjerë të “gardës së vjetër” kanë bërë presion të fortë mbi trajnerin.
Kuzhe është bindur dhe ka bërë disa ndryshime tejet të çuditshme, duke hequr nga fusha Bulkun, një nga më të mirët me Francën dhe duke futur në fushë Duron, një lojtar, që mbi të gjitha, është pa skuadër. Ndoshta ky i fundit ka preferuar të gjejë ndonjë të tillë që insistoi aq shumë për të luajtur.
REKORDI
Bogdani kalon Bushin, por lë fushën gjithë nerva
Erjon Bogdani ka shënuar golin e vetëm të Shqipërisë në ndeshjen e mbrëmshme, një gol që edhe pse nuk ka vlejtur për skuadrën, e ka futur atë në histori.
Sulmuesi shtatlartë ka thyer rekordin e Alban Bushit, duke u ngjitur në kuotën e 15 golave me fanelën e kombëtares. Askush nuk ka bërë më mirë se ai deri më tani me ngjyrat kuqezi.
Bogdani shtyu në rrjetë një top të kthyer nga portieri i Luksemburgut, pas goditjes së Skelës, duke rihapur përkohësisht shpresat për Shqipërinë. Por, ai e mbylli ndeshjen para kohe, për shkak të një kartoni të kuq të marrë në minutën e 85-të, kur goditi një lojtar. I rrallë ka qenë edhe momenti i daljes së tij nga fusha, kur ai goditi një nga pjesën e stadiumit gjithë nerva. Gjë, që nuk është parë shpesh te Bogdani.
EURO 2012
Grupi D
Mbrëmë
Luksemburg-Shqipëri 2-1
Rumani-Francë 0-0
Bosnje-Bjellorusi 1-0
RENDITJA
Franca 17
Bosnja 16
Bjellorusi 12
Rumania 12
Shqipëria 8
Luksemburg 4
(a.h/Altin Latifi/BalkanWeb)