E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria në Konferencën Evropiane të Menaxhimit

TIRANE -Agrobiznesi shqiptar do të marrë pjesë në konferencën tradicionale ndërkombëtare "Zhvillimi dhe bashkëpunimi ekonomik dhe rajonal", që do të zhvillohet javën tjetër në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm për biznesin që organizohet nga Këshilli Konsultativ Evropian, Shqipëria krahas të gjitha vendeve të Evropës Juglindore do të përfaqësohet nga kreu i Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) Dr.Enver Ferizaj.

Burime nga KASH, bëjnë të ditur se, punimet e konferencës parashikojnë një axhendë të ngjeshur diskutimesh mbi zhvillimet ekonomike në vendet e Evropës Juglindore dhe prespektiva përballë sfidave të krizës si dhe organizimin e ceremonisë së dorëzimit të medaljes së arit, keut të KASH-it, Enver Ferizajt, akorduar nga Agjencia e pavarur për vleresime të larta të shoqatës Europiane të Menaxhimit dhe revistës Euromenaxher "Menaxhues dhe Kompani" për rezultate të rëndësishme të punësimit.

Me këtë rast z.Ferizaj do të mbajë fjalën me temë "Eksperienca juaj në zhvillimin e agrobiznesit shqiptar".

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›