Zgjedhjet në Shqipëri, në qendër të vëmendjes së mediave të huaja
TIRANE - Gazeta prestigjioze “Washington Post” shkruan se lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama kryeson në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, proces i cili nisi me një të vdekur në qytetin e Laçit. Sipas saj, si kryetari i Partisë Socialiste, ashtu edhe ai i Partisë Demokratike Sali Berisha kanë shpallur fitoren, pa nisur procesi i numërimit të votave.
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të vitit 2013 kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe për mediat e huaja të tjera. Ato kanë raportuar herë pas here situatën në Shqipëri duke përfshirë gjithçka që ndodh në këto ditë mjaft të rëndësishme për vendin tonë. Ja si shkruajnë disa prej tyre.
Agjencia e lajmeve “Reuters”: “Opozita fitore të fortë në Shqipëri duke nxitur kështu kryeministrin Sali Berisha të japë dorëheqjen dhe të pranojë humbjen. Edhe pse procesi i numërimit të votave nuk ka përfunduar ende, rezultatet paraprake kanë treguar se opozita ka fituar thuajse në të gjitha qarqet e Shqipërisë duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën”.
“Deutche Welle” raporton se “Partia Socialiste me në krye Edi Ramën ka kryesuar në rezultatet paraprake në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Sapo përfundoi procesi i votimit ditën e dielë të dy liderët e partive kryesore si asaj socialiste ashtu edhe demokratike shpallën fitoren pa nisur ende procesi i numërimit”.
Ndërkohë edhe agjencia e lajmeve BBC raporton thuajse të njëjtën gjë duke theksuar se Partia Socialiste kryeson rezultatet paraprake. Sipas BBC, Bashkimi Evropian është shprehur se zgjedhjet e së dielës përfaqësojnë një provë të fortë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
(er.nu/news24/BalkanWeb)