E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: PS-LSI më vodhën 10 mijë vota. Meta kërkoi vrasës me pagesë për mua

DRITAN-PRIFTI2Fier- Kandidati i pavarur në qarkun e Fierit Dritan Prifti ka akuzuar Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim se i kanë vjedhur 10 mijë vota në procesin e numërimit të 23 qershorit.

Prifti ka deklaruar dorëheqjen e tij nga procesi i numërimit ndërsa ka akuzuar Ilir Metën se ka dashur eliminim fizik të tij me vrasës me pagesë, siç tha Prifti.

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë angazhaur në vjedhje të hapur të votave të mija, janë vjedhur mbi 10 mijë vota,

vjedhje që ka ndodhur me konsensusin e PS-LSI-PD. PD-ja i ka vjedhur vota partive të tjera të vogla. Votat e mia skanë kaluar në monitor me qëllim që të mos ekzistojë në asnjë regjistrim filmik. Ka ndryshime thelbësore edhe mes votave që kanë kaluar e numëruar e atyre të regjistruara në procesverbale. Krimi elektoral është kryer nga PS e LSI kundër meje. Vëzhguesit e mij janë nxjerrë forcërisht nga KZAZ-ja e Ballshit se PS do tja japë mandatin një aleati të vet…

Meta ka qenë armiku im politki por jo personal, ai kërkoi të gjejë vrasës me pagesë për mua në Fier e Mal të Zi. Ai me dorën e Ramës u përpoq të më nxjerrë jashtë Parlamentit. Po Meta ska për të ngrënë dot as fizikisht as politiksht se unë do jem akoma pavarësisht zgjedhjeve të manipuluara,- tha Prifti.

Prifti tha se është ndjerë i lumtur që Sali Berisha po ikën nga pushteti, por sipas tij, një qeverisje me Metën sdo jetë më mirë nga qeveria Meta-Berisha… ky pushtet do ti shërbejë vetëm xhepave të pushtetarëve të rinj të korruptuar,- tha Prifti teksa theksoi se do të kërkojë në KQZ rinumërimin e votave në të gjithë Fierin.

Do kërkoj rinumërim të votave të të gjithë qarkut të Fierit për të parë nëse unë kam marrë 6 minë apo 16 mijë vota,- deklaroi Dritan Prifti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›