E Diel, 1 Nëntor 2026

Lefterie Lleshi: Vonesa në numërim e pajustifikueshme

TIRANE- Mesditën e sotme KQZ-ja ka zhvilluar një mbledhje gjatë së cilës kryetarja Lefterie Lleshi u shpreh se problemi i vetëm që ka nëpër KZAZ është ai i vonesës dhe ndërprerjes së procesit të votimit. Sipas saj është e pajustifikueshme kjo zvarritje. 

“Justifikimi i pushimeve po degjeneron, nuk ka arsye. Kodi parashikon numërim të pandërprerë prandaj janë grupet reserve”, tha ajo.

KQZ kërkoi nga përfaqësuesit e partive politike që ta menaxhojnë si duhet këtë proces dhe të mos pengojnë numërimin e votave.
Duke iu referuar problematikave të krijuara në KZAZ-të 11 (Kukës), 33 (Tiranë) dhe 89 (Vlorë), KQZ i bëri thirrje numëruesve që të çbllokojnë situatën, të mos e pengojnë procesin dhe të bashkëpunojnë me KQZ-në.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›