E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria në NATO, Berisha: Tani, zgjedhjet dhe integrimi në BE

Kryeministri Berisha u zotua sot në ditën e parë të Shqipërisë si anëtare e NATO-s se vendi ynë do ti përgjigjet të gjitha kërkesave të Aleancës së Atlantikut të Veriut në të gjitha fushat duke përmendur dhe finalizimin e zgjedhjeve si një proces të lirë dhe të ndershëm dhe përgatitjet për një projekt akoma më të madh atë të rrugës së anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Berisha gjithashtu u shpreh se NATO shënon sigurinë e lirive tona, të fëmijëve dhe gjeneratave që vijnë duke shënuar fillimin e ndritur për të gjithë ne u shpreh Berisha. Ai duke shtuar se për dekata dhe shekuj janë marrë shumë vendime për vendin pa praninë e shqiptarëve duke filluar nga 4 prilli për lirinë dhe për fatin e tyre shqiptarët do të vendosin vetë si të barabartë mes të barabartëve. Sipas Berishës me anëtarësimin në NATO, Shqipëria fitoi një emër dhe dinjitet të ri duke lënë prapa kujtimin e hidhur. Ne shqip do të përgjigjemi të gjitha kërkesat e aleancës duke marrë pjesë dhe do të shkojmë në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›