NATO, Berisha: Sot, dita e lirisë për shqiptarët

Sot është dita e lirisë, e dinjitetit kombëtar dhe e të ardhmes së sigurtë. Kështu është shprehur Kryeministri Berisha në aeroportin e Rinasit pas mbërritjes nga Strasburgu ku Shqipëria u pranua me të drejta të plota në NATO. "Sapo vijmë nga Samiti i Strasburgut në të cilin ne si përfaqësues të qytetarëve shqiptare u ulëm për herë të parë në histori me udhëheqësit e vendeve më të lira më të fuqishme të planetit si të barabartë. Me këtë rast dua të shpreh mirenjohjen time më të thellë ndaj të gjithë shqiptarëve që nga vitet '90 e deri më sot që kontribuan me qëndrime, me veprime me përkushtimin e tyre në konsolidimin e lirisë e vlerave të saj, në konsolidimin e tregut të vlerave, të reformave të thella e të shumëanshme që e bënë të mundur këtë ditë. Një falenderim iu takon Forcave të Armatosura që me reformat, kurajon e përkushtimin e tyre u bënë ambasadorët tanë të shkëlqyer në misione ndër më të vështirat të paqeruajtjes" tha Kryeminsitri Berisha